GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë një notere për ta grabitur, arrestohen tre shqiptarë në Greqi (Emrat)

12:05 - 27/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë një notere për ta grabitur, arrestohen tre shqiptarë në Greqi (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë si autorë të dyshuar të vrasjes së noteres 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt.

Baba, bir dhe xhaxha, nga Shqipëria, janë autorët e vrasjes së noteres Mariza Terveti Papadatou, në 19 shkurt në Zakynthos. Ata janë identifikuar si Bedri Saraseli 46 vjec, Veis Saraseli 21 vjec dhe Spiro Harshiu 50 vjec, të tre nga Kuçova.

Ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait, banues në Nemea. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.

Sipas tij, një ditë para ngjarjes, kishte udhëtuar drejt ishullit ku banonte i vëllai, me të cilin ishin dakordësuar për të grabitur viktimën, për të cilën kishin dijeni se mbante para në banesë.

Të dy vëllezërit u strehuan në një ambient me qira të marrë nga djali i cili kishte rolin e shoferit dhe të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, i zunë pritë viktimës pranë banesës së saj. Sipas dëshmisë, kur ajo u përpoq të rezistonte, ndodhi përplasja fatale. Noterja u godit me thikë në kofshë dhe humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe, shkruan Prothotema.gr.

Mjeku ligjor konfirmoi se plagët ishin shkaktuar nga armë e mprehtë dhe se vdekja kishte ndodhur brenda pak minutash.

Pas ngjarjes, babai dhe xhaxhai u larguan në këmbë për më shumë se një orë, deri sa djali i mori me makinë. Rrobat e përgjakura u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. V

etëm babai nuk ka pranuar autorësinë e goditjes, ndryshe nga djali dhe vëllai i tij, të cilët rrëfyen gjithçka.

Etiketa: Greqinotereshqiptarë

Lajme të lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (Emri)

Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com