GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dritan Agolli u dha 5.3 miliardë lekë Hamz Islamit dhe Besnik Bamit, dalin të palarat e tenderit

19:24 - 27/05/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli u dha 5.3 miliardë lekë Hamz Islamit dhe Besnik Bamit, dalin të palarat e tenderit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ku shkuan 5.3 miliardë lekë që Hamz Islami dhe Besnik Bami morën me firmën e Dritan Agollit për Unazën e Fushë Krujës dhe Rrugën e Drobonikut? Rama u bëri kartolina “Nisi puna…”, por miqtë e tij pas zgjedhjeve, kushedi ku i kanë çuar mjetet dhe punëtorët. Sipas raportimeve nga terreni, në këto dy kantiere punimet kanë ngecur në vend.

Gjendja aktuale në Unazën e Fushë Krujës

Situata aktuale në rrugën e Drobonikut

Tender fiktiv me “Flamur të kuq”

Le të kthehemi pas më 22 tetor 2024, kur Dritan Agolli u ka firmosur kontratën kompanive BE-IS të Hamz Islamit  dhe me BAMI Holding shpk të Besnik Bamit.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për ta rritur sa më shumë fondin që do t’u japë dy oligarkëve, ka bashkuar në tender unazën e Fushë Krujës me rrugën Bilçë-Drobonik në Berat.

Bëhet fjalë për tenderin me Objekt “Përmirësimi i transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare: Lot 1- Ndërtimi i Unazës veri-perëndimore të qytetit Fushë Krujë, bashkia Krujë dhe rruga e re Bilçë – Drobonik. Fondi limit i caktuar për të dyja rrugët është 531,533,586 lekë pa TVSH.

Ç’ndodhi me tenderin? Procedura u mbajt në një kohë rekord, pa vonesë dhe ankesa, ku gjithçka ishte e paravendosur. Kishte 13 pjesëmarrës, por nuk u zhvillua një garë në kuptimin e konkurrencës.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e kategorizoi tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Si fitoi Hamz Islami me ofertën më të shtrenjtë?

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “BE – IS” sh.p.k me NIPT K71412003A &”BAMI HOLDING”SH.P.K me NIPT J94416206R, ofruan ta bëjnë këtë punë me 416,140,965 leke pa tvsh. Dy oligarkët e njohur u shpallën fitues nga komisioni i vlerësimit edhe pse kishte oferta më të ulëta. Kështu BOE “4 A-M ” SHPK & “BESTA” SHPK ofruan vlerën 388,414,966 lekë pa tvsh.

Ndërkohë SALILLARI shpk propozon ta bëjë këtë punë me 387,865,937.63 lekë pa tvsh. Edhe BOE “ARDMIR” sh.p.k & ALKO IMPEX CONSTRUCTION” & “ALKO-IMPEX General Construcion” kanë bërë ofertën më të ulët 377,131,985.42 lekë pa tvsh.

Po kështu, ” EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI ” & “ABI CONS” Shpk propozuan 358,257,390.13 lekë pa tvsh.

Në këtë procedurë, ka kompani të tjera që bëjnë lojën duke vendosur oferta në funksion të fitores së Hamz Islamit. Për shembull kompania “VELLEZERIT HYSA” Sh.P.K; NIPT-i: K12911201C është partnere në kontrata publike me Hamz Islamin dhe bën ofertën më të ulët me vlerë 332,586,690.61 lekë pa tvsh. Kjo praktikisht është ofertë anomalisht e ulët dhe skualifikohet.

Cilët janë dy oligarkët që përfituan kontratën?

Pronar i kompanisë BE-IS shpk është Hamz Islamaj, një biznesmen i raportuar shpesh për tendera të dyshimtë. Gjatë 10 viteve të fundit, Islamaj ka marrë 160 milionë euro tendera publikë. Islamaj është mik me Ermal Nufin, që e gjen kudo ku ka para publike. Nufi nuk është vetëm një avokat i zakonshëm, ai është drejtor kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës pranë Belinda Ballukut, anëtar Bordi në Kadastër, “Albpetrol”, anëtar bordi në ARRSH dhe te kompania “Alabbar” në Durrës. Vëllai i tij, Edmir Nufi, është ortak me Hamz Islamajn në kompaninë e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”.

Në mbledhjen e datës 19 shkurt 2025, Këshilli Kombëtar Territorit dhe Ujit miratoi 60 vendime për ndërtim kullash, resorte dhe godina publike. Mes vendimeve të miratuara përfshihet edhe ndërtimi i një kulle 27 kate në Tiranë nga kompanitë e ndërtimit 2T shpk dhe BE-IS shpk, kompani të cilat gjatë dhjetë viteve të fundit kanë marrë rreth 410 milionë euro tendera publikë.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë 2T është biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos.

Ndërkaq, partneri në kontratën e dhënë nga FSHZH është Besnik Bami, koncesionar i Aeroportit të Kukësit.

Operatori ekonomik “Bami” sh.p.k. në bashkëpunim me firmën “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit me objekt “Zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion”. Sipas marrëveshjes të firmosur me qeverinë në vitin 2019, fituesit duhet të investojnë rreth 8 milionë euro pa TVSH dhe më pas do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të ardhurat nga aeroporti për 35 vjet. Pra deri në 2054 Bami do vazhdojë të marrë nga paratë e shqiptarëve. Me sa duket nuk mjaftojnë këto, por duhen edhe tendera të tillë nga Dritan Agolli në favor të Besnik Bamit.

Kompania e Bamit është partnere e “5D Konstruksion”, me anë të të cilës drejtorët e Erion Veliajt merrnin tendera dhe pastronin paratë e korrupsionit.

Këtyre oligarkëve nuk u hyn asnjë gjemb, pasi kanë mbështetjen dhe promovimin e kryeministrit Edi Rama. Përndryshe, ku e gjen guximin drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, të bëjë tender me “Flamur të kuq”, ndërkohë që gjendet nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat?!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Besnik BamiDritan AgolliFSHZHHamz Islamajtender

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com