GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

15:56 - 30/05/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për shkak të së shkuarës i tejkalon edhe kufijtë e sporti, megjithatë bashkëjetesa mes një serbi dhe një shqiptari nuk është gjithmonë e pamundur.

Një shembull të tillë, ndoshta të një marrëdhënieje model dhe korrekt është ai i ish-kapitenit të Crvena Zvezdës, të Tiranës apo të Skëndërebut, Ivan Gvozdenovic, i cili afërsisht një të tretën e jetës së tij e ka kaluar në Shqipëri.

I ardhur si lojtar i Tiranës në vitin 2011, sot ai është trajner dhe ka drejtuar disa skuadra në vendin tonë. Ekipi i fundit që ai po drejton është Elbasani.

Në prag të ndeshjes mes vendit të tij të lindjes Serbisë dhe Shqipërisë Gvozdenovic tregon për Top Channel përjetimin e tij që e fillon me një respekt ndaj shqiptarëve, që në komunikim, duke zgjedhur të intervistohet shqip.

“Endi, Akoma nuk jam shumë mirë  me shqipen, por nuk jam keq. Por kam shumë vite këtu dhe jam shumë i kënaqur në Shqipëri. Personalisht unë nuk kam asnjë problem. Por ju e dini që si ne serbët ashtu edhe ju shqiptarët kemi një mendim jo të mirë dhe jo të drejtë, gjithmonë jemi pak me kujdes me njëri-tjetrin”, tha ia për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Pjesë nga intervista:

Po pse ndodh kjo për mendimin tuaj?

Gvozdenovic: Endi ti e di shumë mirë që edhe në Serbi por edhe në Shqipëri ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij, e gjitha varet nga secili prej nesh, nëse jam korrekt, nëse kam respekt, nëse jam normal jam i sigurtë që edhe të tjerët do të më respektojnë mua.

Ndërkohë që ndodheni sot në Beograd, ju keni udhëtuar nëpërmjet Shqipërisë, Kosovës me makinë dhe jeni në Serbi me targa shqiptare…

Gvozdenovic: Po, kjo është interesante, por nuk ka problem fare, me targa shqiptare këtu apo me targa serbe në Shqipëri, nuk kemi problem ne jemi komshi dhe duhet të shohim drejtë përpara jetën si do të bashkëjetojmë.

Sa i përket ndeshjes së 7 qershorit në Tiranë?

Gvozdenovic: Jam I sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë, në fillim duket si negative situate por unë jam pozitiv sepse është thjeshtë një ndeshje futbolli dhe në fushë jam i sigurtë që gjithçka do të shkojë mirë se kush do të fitojë nuk ka shumë rëndësi, le të fitojë ai që e meriton.

Kë shihni më të avantazhuar në letër në prag të kësaj përpalljeje?

Gvozdenovic: Ndoshta për mendimin tim Serbia ka një avantazh më tepër sepse është një skuadër më e pjekur dhe me më tepër eskperiencë, por prapë fusha do të thotë nëse kam të drejtë apo jo.

Ju e dini që nuk do të ketë tifoz serb në Tiranë, ndërkohë ju si trajner i një klubit ë Superligës mund ta siguroni atë dhe mund të jeni serbi i vetëm aty për të parë ndeshjen. Nëse do të siguroni një biletë do të vini?

Gvozdenovic: Po patjetër…nëse ma japin po.

Etiketa: ElbasanIvan GvozdenovicShqipëri-Serbi

Lajme të lidhura

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham
Sport

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës
Sport

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Para
Tentativa për të dalë nga kriza, KE propozon një çmim tavan për gazin natyror

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com