GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

’Shkelje të rënda me votën e diasporës’, Vangjeli: DHL ka shkelur kontratën me KQZ

10:50 - 31/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 1.7 mln euro për kutitë e kartonit të Arkivës, PD denoncon shkeljet e KPP-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD ngre shqetësime serioze për mospërputhje ndërmjet numrit të votuesve nga diaspora dhe atij të votave të administruara, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për mënyrën e zbatimit të kontratës.

Deri më tani, sipas demokratëve, provat e mbledhura tregojnë qartë se kontrata nuk është zbatuar sipas kushteve të dakorduara, ndërsa janë konstatuar shkelje të rënda të neneve të saj, përfshirë përdorimin e nënkontraktorëve të palejuar, një praktikë që bie ndesh me rregullat ligjore dhe përbën bazë për ndërprerjen e kontratës.

Në këto kushte, Partia Demokratike i bën thirrje kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi që të marrë menjëherë masa konkrete dhe të tregojë nëse qëndron në krah të ligjit dhe interesit publik apo në krah të shkelësve të kontratave e procedurave zgjedhore.

Deklarata

Pas kërkesave të përsëritura të përfaqësuesve të PD pranë KQZ që prej datës 15 Maj, në datën 23 Maj, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u prononcua se shumë shpejt do të mbërrijë informacioni zyrtar për zbatimin e kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 së lidhur ndërmjet AK KQZ dhe ‘Kontraktorit DHL International Albania shpk’.

Ndërkohë edhe pse DHL ka paraqitur një pjesë të materialit që prej datës 22 Maj, Komisioneri 6 ditë më vonë ‘bëhet mbarë’ për ti kërkuar DHL me anë të shkresës nr. 4444/4 që të dërgojë me prioritet të lartë informacionin për dërgesat e dorëzuara në të gjitha shtetet.

Fakti që KQZ përgjigjet 11 ditë me vonesë në datën 22 Maj për kërkesa të PD drejtuar me shkrim që në datën 9 Maj, sjell si pasojë pengesën e subjektit zgjedhor ASHM të ushtrojë efektivisht të drejtën e ankimimit dhe përgatitjes në kohë për këtë qëllim.

Ekzistojnë dyshime serioze se ka diferenca votash krahasuar me numrin e votuesve, prandaj kërkohet nga Komisioneri Celibashi të bashkëpunojë maksimalisht e pa vonesë në mënyrë që të identifikohen sa më parë këto të dhëna.

Kujtojmë se deri tani kemi mjaftueshëm prova që vërtetojnë se kontrata numër 1358/20 datë 4 Prill 2025 e lidhur ndërmjet AK-KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk nuk është zbatuar siç palët kanë rënë dakord në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, specifikimet teknike etj.

Neni 23 i KP të kësaj kontrate parashikon veprimet që KQZ ndërmerr në rast se provohet se DHL është angazhuar në praktika të ndaluara, siç është fakt publik dhe i provuar zbatimi i shërbimit nga nënkontraktorë të palejuar nga vetë kontrata.

Aq më shumë sikurse parashikon neni 23.4 KQZ mundet të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për ti shërbyer sa më mirë interesit publik.

Ilirjan Celibashi ‘ta ndajë mendjen’ pas gjithë shkeljeve të faktuara me prova nga PD , është kundër apo pro ligjit dhe interesit publik.

Etiketa: dhlkontrateKQZ

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Fitoi edhe trofeun e dytë me Al Ittihad, Mario Mitaj në “stratosferë”: Më mirë se kaq nuk mund të kishte

Fitoi edhe trofeun e dytë me Al Ittihad, Mario Mitaj në “stratosferë”: Më mirë se kaq nuk mund të kishte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com