GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

10:59 - 02/06/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Rraklli, ish-goleadori i kombëtares shqiptare, foli për përballjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor në Arenën Kombëtare.

Gjatë intervistës për A2 CNN, Rraklli theksoi se kjo ndeshje do të jetë “nerv dhe luftë”, ndërsa thekson se entuziazmi i jashtëzakonshëm që ka nisur të krijohet duhet të menaxhohet si duhet.

Sa gati është kombëtarja shqiptare?

“Ky linçimi i madh, përtej fushës së futbollit, pikëpyetja është a do na shërbejë për mirë kjo në fushën e lojës? Nëse ne fitojmë ndeshjen na kanë mundur në çdo drejtim. E gjithë pikëpyetja është a do të na shërbejë gjithë ky mllef? Kjo është pikëpyetje e madhe që unë kam bindjet e mia që unë mendoj se nëse ne do ta menaxhojmë mirë këtë situatë, në të kundërt do të na godasë për rezultatin final. Thelbi është të marrim 3 pikët në rrugën drejt Botërorit”.

Në çfarë gjendje është kombëtarja?

“Ne bazohemi në ndeshjet e fundit, të cilën ne e menaxhuam si duhet edhe pse nuk është se bëmë ndonjë ndeshje kushedi të madhe. Ky kundërshtar është tjetër nivel, i cili synon fitoren në Tiranë. Një fitore e Serbisë ndaj Shqipërisë do të ishte shumë e madhe për ta, por edhe për ne. Ata vlejnë rreth 300 milionë euro, shumë më shumë se ne. Megjithatë, ndonjëherë shumat nuk kanë të bëjnë fare. Në një ndeshje të tilla luajnë shumë faktorë. Ne duhet të kemi qetësinë tonë dhe të jemi shumë të sigurt në mbrojtje. Ata kanë një skuadër fizike dhe stabile dhe këtë e kemi parë edhe gjatë viteve të fundit. Kjo na bën që të jemi në vëmendshëm në çdo sekondë”.

Çfarë do të thotë kjo ndeshje për një lojtar të kombëtares?

“Kam pasur rastin të luajë kundër Greqisë edhe pse një rival jo kaq të egër sa Serbia. Presioni është i madh dhe dëshira për të fituar është e madhe. Faktori i tifozëve mund të dalë edhe për mirë edhe për keq. Kur ka topin kundërshtari duhet fishkëllyer gjatë gjithë kohës. Presioni është aty për çdo lojtar, por unë besoj se lojtarët tanë sot janë të ftohtë dhe mund ta përballojnë si duhet pasi vijnë nga jashtë”.

Ndaj Greqisë

“Tifozët mbuluan rrugët e Tiranës. Autobusi ka dashur rreth 45 minuta nga Sheshi “Skënderbej” deri në stadium. Tifozët kanë qenë një ndihmesë shumë e madhe. Ne shënuam shpejt dhe kjo ka dha një ndihmesë shumë të madhe. Me Serbinë do të jetë një ndeshje komplet tjetër, pasi janë një ekip më i rafinuar, do të jetë një ndeshje nervi, një ndeshje lufte.

Pikat e forta të kombëtares sot

“Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur lojtarë që do të bëjnë diferencën në Europë, që ta merrnin vetëm përgjegjësinë dhe ta çojnë ekipin para. Ne jemi një ekip grupi. Patjetër që individi luan rolin e tij. Individët duhet të bëjnë ndryshimin, Asani apo Broja, mund të lënë gjurmë në këtë kompeticion. Megjithatë, ne duhet të funksionojmë si skuadër, në të kundërt do të jetë shumë e vështirë”.

Sa larg mund të shkojë kjo kombëtare?

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Kualifikimi në Botëror duhet që ne të bëjmë ndeshje të jashtëzakonshme. Luajtëm me Anglinë, por nuk bëmë ndonjë gjë të madhe. Tashmë është Serbia dhe kemi mundësinë të tregojmë vlerat. Megjithatë, arritja në Botëror është shumë më e vështirë se në Europian. Ne duhet të bëjmë të jashtëzakonshme ndaj Anglisë dhe Serbisë që të kualifikohemi”.

Çelësi i suksesit që ka sot kombëtarja?

“Ne jemi një skuadër relativisht e vogël. Ne kemi 27 lojtarë, një numër të kufizuar që trajneri mund të zgjedhë. Skuadrat tjera kanë nga 150 lojtarë në elitë dhe kanë mundësi të jashtëzakonshme. E dyta, lojtarët të jenë në formën optimale që ne të bazohemi te rezultati pozitiv. Diferencat e lojtarëve individualë në ndeshje kryesore dhe taktika për ta përballuar çdo ndeshje, kjo do të bëjë thelbin e ndryshimit”

Një këshillë për lojtarët para Serbisë…

“Ngelet vetëm një, rigoroz në skemat taktike dhe të japësh maksimumin e fuqive, gjithmonë me mendje të ftohtë. Futbolli është shkencë lëvizje dhe situata mund të ndryshojë në çdo sekondë”.

Çfarë na mëson historia e së shkuarës lidhur me këtë ndeshje?

“Ndaj Serbisë në Elbasan ne u mundën shumë lehtë sepse ishim të ngarkuar shumë emocionalisht nga atmosfera e jashtme. Ne pothuajse nuk kishim asnjë rast. Ata luajtën shumë ftohtë, me një apo dy raste na mundën. Ne nuk duhet të na rrëmbejë entuziazmi nga jashtë”.

Një parashikim…

“Besoj se ajo ndeshje do të zgjidhet me pak gola. Shpresoj dhe uroj që ta fitojmë atë ndeshje 1-0”.

Etiketa: MesazhrraklliSerbi

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Fotografoi fletën e votimit/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia shpall në kërkim autorin, 3 të tjerë në pranga (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com