GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzimet e institucioneve para zgjedhjeve, KLSH: Mbi 10 mln Euro shkelje në 4 muajt e parë

09:27 - 03/06/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit.

Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës Janar-Prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.

Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.

Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve.

Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.

Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën Janar – Prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas.

Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.

Në periudhën Janar – Prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar tek subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore.
/Monitor

Etiketa: abuzimeinstitucioneKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Zbulohen dy magazina ku stampoheshin veshje false, arrestohen 4 persona dhe në kërkim ‘koka’ i grupit

Zbulohen dy magazina ku stampoheshin veshje false, arrestohen 4 persona dhe në kërkim ‘koka’ i grupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com