GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plane për plazh? Ja si parashikohet moti ditët e para të Qershorit

14:59 - 03/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat ekstreme, Italia lëshon kodin e kuq në 15 qytete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vera ka ardhur pak me vonesë thonë meteorologët, por me vrull. Në parashikimin për “Aldo Morning Show” në Tv Klan sesi do të jetë moti përgjatë qershorit, Hakil Osmani lajmëron se na presin ditë të nxehta. Që në dhjetë ditët e para dhe nga mesi i kësaj jave, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë Celsius për shkak të një vale të nxehti nga Afrika.

Hakil Osmani: Qershori, këtë dhjetëditësh të parë parashikohet të ketë temperatura të larta ku mesi i kësaj jave do të sjellë valët e të nxehtit në Europën jugore duke bërë që të preket  dhe territori shqiptar.

Aldo: Nga vjen kjo?

Hakil Osmani: Vjen nga Afrika dhe sjell temperatura shumë më të larta sesa vlerat normale, normale  janë te 30, ndërsa maksimumet  pritet që gjatë kësaj vale do të jenë rreth  36-37 gradë Celsius, temperatura këto të matura në hije pasi nëse ne qëndrojmë në diell, i ndiejmë edhe 3 apo 4 gradë më të larta.

Pas kësaj vale që do të zgjasë rreth 3-4 ditë, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në 33-34  gradë Celsius. Gjithashtu, do të shënojnë rritje në orët e mëngjesit.

Hakil Osmani: Për fat të mirë, pritet të kemi edhe një rritje të temperaturave në orët e para të  mëngjesit.

Aldo: Pse për fat të mirë?

Hakil Osmani: Po për ata që duan të shkojnë në plazh, mund ta shijojnë edhe përgjatë pasditeve pasi kanë qenë relativisht të freskëta pasditet dhe nga vlerat 6-7 gradë Celsius që ka nisur qershori,  parashikohet që pjesa e dytë e kësaj jave të sjellë temperatura që në zonat malore të jenë 11-12 gradë Celsius, në qytetet e zonës malore. Po ashtu, edhe në ultësirën perëndimore do të kemi temperatura të cilat luhaten nga 14-19 gradë Celsius në vijën bregdetare. Pra pritet që të kemi temperatura mjaft të larta këtë dhjetëditësh të parë.

Gjatë dhjetëditëshit të dytë të qershorit, temperaturat shkojnë maksimalisht në 32 gradë.

Hakil Osmani: Kemi sinjale të mira në dhjetëditëshin e dytë pasi pritet që të kemi freskime relative, një rënie të temperaturave të ajrit. Pritet që të kemi maksimume që do të jenë rreth vlerës 30-32 gradë Celsius, do të ketë ndonjë ditë që do të jetë në vlerën 29 gradë Celsius.

Aldo: Çfarë zonash kemi më të nxehta?

Hakil Osmani: Zona më e nxehtë gjatë stinës së verës janë kryesisht qytetet e zonës së ulët duke nisur nga Shkodra, Tirana, Berati, Gjirokastra.

Muaji qershor do të jetë i thatë, me episode të shkurtra rrebeshesh.

Hakil Osmani: Thatësira, nëse  flasim për të, sigurisht që do të jetë prezent gjatë kësaj stine vere në territorin shqiptar pasi të paktën qershori pritet të ketë mungesë sa u përket reshjeve në vendin tonë.  Sigurisht do të ketë episode ku do të kemi prezente rrebeshe shiu që do të zgjasin nga dhjetë minuta deri në gjysmë ore.

Qytetet më të prekura nga këto episode do të jenë Korça, Pogradeci dhe Erseka.

Etiketa: kohaMotiParashikimi i Motitqershor

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara/ Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës

Bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara/ Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com