GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Konkursi” i Ramës, tek “Vila e Enverit” në Vlorë do të ngrihen godina 10-katëshe

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Konkursi” i Ramës, tek “Vila e Enverit” në Vlorë do të ngrihen godina 10-katëshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë shpallur fituesit e Konkursit Ndërkombëtar “Hospitality Albania”, një nismë që, siç pretendon kryeministri Rama, synon transformimin e vilave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë në destinacione ekskluzive të turizmit elitar.

Fituesit e këtij konkursi janë studio arkitekturore prestigjioze ndërkombëtare: “Saunders Architecture” për rezidencën në Shkodër dhe “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” për projektin në Vlorë.

Projekti i studios norvegjeze “Saunders Architecture” sjell një vizion të veçantë: ruajtjen e vilës ekzistuese, e cila do të transformohet në një hotel me rreth 30 dhoma.

“Ndërtesa nuk duhet të jetë si një kala, por të ftojë njerëzit të hyjnë dhe ta përjetojnë. Qasja jonë është që hoteli të ofrojë luks përmes përvojës, jo vetëm pamjes,” – u shpreh përfaqësuesi i studios.

Në Vlorë, ish-rezidenca e Enver Hoxhës do të shndërrohet në një qendër turistike me ndërtesa 8-10 katëshe, të lidhura përmes një pishine monumentale.

“Synojmë një arkitekturë që ofron privatësi, thjeshtësi dhe ndjesinë e rigjenerimit. Përveç hotelit, kemi propozuar ndërtimin e ‘shtëpive në pemë’, si pjesë e një qendre të kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien,” deklaroi përfaqësuesi i studios “Practica Arquitectura y Urbanismo”.

Kryeministri Edi Rama më herët e cilësoi projektin si një model të ri zhvillimi, ku shteti bëhet partner i drejtpërdrejtë në sipërmarrje, bazuar në praktikat më të mira të Italisë dhe Spanjës.

“Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike dhe të drejtpërdrejta dhe e kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura, kështu që, duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, që janë modele të simotrave të Agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo në Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të cilat vihen në dispozicion të interesit publik’, tha më parë Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1vila e enverit

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Vizita e ministrit Hasani në Greqi, asnjë fjalë për pronat e çamëve!

Vizita e ministrit Hasani në Greqi, asnjë fjalë për pronat e çamëve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com