GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë të shtunën më 7 qershor në orën 20:45 në Tiranë, me atmosferën në kampin e serbëve që nuk është e qetë. Në konferencën për mediet, trajneri Dragan Stojkovic pati një përplasje me gazetarët për zgjedhjet e futbollistëve, ndërsa ka zbuluar se pas Euro 2024 ka dhënë dorëheqjen, gjë që nuk iu pranuar nga federata.

Dragan Stojkovic foli hapur për ‘L’Équipe’ rreth pozicionit të tij pas Kampionatit Evropian në Gjermani, presioneve me të cilat përballet si trajner, por edhe motiveve dhe qëndrimit të tij personal ndaj punës.

Stojkovic zbuloi se menjëherë pas përfundimit të Euro 2024, ai i ofroi dorëheqjen Federatës së Futbollit të Serbisë.

“Pas Kampionatit Evropian, propozova të largohesha nga Federata. Ata më thanë: jo, do të vazhdojmë “, tha Stojkovic për gazetën franceze L’Équipe.

Duke folur për presionin me të cilin përballet në sytë e publikut, veçanërisht në epokën e rrjeteve sociale, trajneri serb pranoi hapur se sa mizore është kjo dinamikë.

“Në rrjetet sociale, do të ‘të presin menjëherë kokën’. Dje isha mbret, ndërsa sot nuk di asgjë për futbollin. Kushdo mund të thotë çfarë të duash. Flasin për familjen tënde, për orën që mban… “, tha ai.

Ai iu referua edhe angazhimit të tij të mëparshëm si president i Crvena Zvezdës, duke theksuar se më pas u përball me sfida krejtësisht të ndryshme, të cilat nuk i pëlqyen.

“U përpoqa të ndihmoja, të zgjidhja problemet. Por kjo nuk është për mua, shumë politikë“, vijoi ai.

Së fundmi, ai shpjegoi pse mori përsipër rolin e trajnerit të Serbisë.

“U bëra trajner i Serbisë, sepse e njihja shumë mirë atë brez lojtarësh. E dija se mund të bëja diçka me ta”, tha trajneri.

Etiketa: SerbiShqipëri-Serbi

Lajme të lidhura

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi
Sport

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

22:10 - 10/10/26
Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë
Sport

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

20:39 - 10/10/26
Gafë e pabesueshme e Manuel Neuer, Bayerni pëson golin më të shpejtë të historisë së Bundesligës
Sport

Gafë e pabesueshme e Manuel Neuer, Bayerni pëson golin më të shpejtë të historisë së Bundesligës

19:10 - 10/10/26
Para
Afera e radhës? Kush fshihet pas anonimit që mori central 82 mega nga qeveria?

Afera e radhës? Kush fshihet pas anonimit që mori central 82 mega nga qeveria?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26

Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të...

Lexo më shumë
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26
Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

22:10 - 10/10/26
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com