GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-anëtari i klanit mafioz italian rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë erdhën me jaht!

10:02 - 06/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-anëtari i klanit mafioz italian rrëfen trafikun e drogës nga Shqipëria: 3 tonë erdhën me jaht!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së Garganos dhe Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Gianluigi Troiano, 34 vjeç, i njohur me nofkën “U’ Minorenne”. Ai ka treguar me detaje si bëhej shkëmbimi i drogës, ndërsa një person shkoi garant në Shqipëri derisa të bëhej shkëmbimi i mallit, ndërsa në një episod shqiptarët i kishin falur dhe kallashnikovë.

“Kam marrë pjesë në tre zbarkime. Në njërin prej tyre, skafistët lanë barkën në Pugnochiuso. Gjatë atij zbarkimi, Trotta (Omar, i vrarë në vitin 2017) ndodhej në Shqipëri si garanci. Unë isha me një shqiptar që jetonte prej kohësh në Itali. Fjetëm në një hotel në Ruggiano. Kontaktet me shqiptarët i kishte Miucci përmes miqve të tij kalabrezë. Miucci kishte organizuar më parë zbarkime me shqiptarët. Ata kërkuan që Trotta të ishte në Shqipëri si garanci, sepse më herët dy shqiptarë ishin arrestuar në Vieste me drogë dhe armë.

Trotta shkoi në Shqipëri me avion. Kur u kthye, unë dhe Quitadamo (Piergiorgio) shkuam ta merrnim në aeroportin e Barit. Ngarkesa në barkë ishte 1.200 kilogramë. Më pas shqiptarët fjetën me ne. Të nesërmen i shoqëruam në San Giovanni Rotondo, ku morën një autobus për t’u larguar. Më pas morëm marijuanën dhe e transportuam në Torino me furgonin e M.R. Në Torino ia dorëzuam disa shqiptarëve të tjerë që kishin një ofiçinë. Për atë zbarkim morëm si shpërblim 100 kilogramë marijuanë. E ndamë mes meje, Piergiorgio Quitadamo-s, Trotta-s, Claudio Iannoli-t, Roberto Prencipe-s, Libero Colangelo-s dhe Tommaso Tomaiuolo-s.”

Më pas bëmë një tjetër zbarkim, gjatë të cilit mbërritën dy mjete lundruese: një jaht i miqve të Miucci-t dhe një gomone e miqve të Quitadamo-s. Në jaht ndodheshin 3 mijë kilogramë, ndërsa në gomone 1 mijë. Zbarkimi ndodhi në një zonë pranë Peschici-t. Unë dhe Piergiorgio zbritëm ngarkesën prej 1 mijë kilogramësh dhe e transportuam me një furgon në një shtëpi të braktisur në Peschici.”

Nga sasia prej 3 mijë kilogramësh, si shpërblim morëm 150 kilogramë. Për këtë zbarkim ishim në dijeni vetëm unë, Miucci, Quitadamo dhe Trotta. Pronarit të shtëpisë ku e ruajtëm drogën i lamë 10 kilogramë. Edhe këtë herë e transportuam drogën në Torino. Me ngarkesën e jahtit mbërritën edhe dy armë tip kallashnikov, një për Miucci-n dhe një tjetër që e mbajti Piergiorgio. Na i dhuruan shqiptarët. Ishin kallashnikovë të modifikuar që qëllonin me breshëri. I provuam në Ruggiano.”

Kush është Gianluigi Troiano?

Gianluigi Troiano, 34 vjeç, i njohur me nofkën “U’ Minorenne”, është një figurë kyçe e mafies së Garganos, i lindur në Vieste dhe për vite pjesë aktive në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Fillimisht i rreshtuar me klanin Iannoli-Perna, të lidhur me grupin malor Li Bergolis-Miucci, Troiano u bë më vonë bashkëpunëtor i klanit rival të Marco Raduano-s.

Ai u arrestua në maj të vitit 2023 dhe vetëm pak muaj më pas, në fillim të vitit 2024, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë italiane. Dëshmitë e tij kanë zbuluar rrjete trafiku që lidhin mafien e Garganos me grupet kriminale shqiptare, zbarkime të shumta droge në bregdetin puljez, si dhe përfshirjen e disa figurave të njohura në vrasje, trafik armësh dhe pastrim parash. Rrëfimet e Troiano-s pritet të kenë ndikim vendimtar në hetimet kundër grupeve mafioze në Foggia dhe më gjerë.

Kush është mafia e Garganos

Mafia e Garganos – Një nga mafiet më të dhunshme dhe pak të njohura në Itali

Mafia e Garganos, e njohur edhe si “Società foggiana” ose “mafia e Foggias”, është një nga organizatat mafioze më të rrezikshme në Itali, por për shumë vite mbeti në hije, pa ekspozim të gjerë mediatik si Cosa Nostra, ‘Ndrangheta apo Camorra. Ajo është aktive në rajonin e Puglias, veçanërisht në provincën e Foggias dhe zonën malore të Garganos, me qytete kyçe si Vieste, San Giovanni Rotondo, Manfredonia, Monte Sant’Angelo e San Marco in Lamis.

Kjo mafie është e ndarë në disa klane të fuqishme dhe shpesh rivale, si:

Li Bergolis-Miucci-Lombardone, të quajtur “malësorët” (i montanari), me bazë në zonat e brendshme malore;

Perna-Iannoli, më aktivë në trafikun e drogës nga Shqipëria;

Raduano, një organizatë më e re por tepër e dhunshme dhe e strukturuar, që rivalizon klanet tradicionale.

Për shumë vite, ajo u cilësua si “mafia e katërt” në Itali, pas organizatave historike, por sot konsiderohet si një nga më të rrezikshmet për shkak të brutalitetit dhe përhapjes së saj gjithnjë e më të madhe.

Në vitet e fundit, dëshmitë e penduarve si Gianluigi Troiano dhe hetimet e antimafias italiane kanë ndihmuar në nxjerrjen në dritë të strukturës dhe aktiviteteve të kësaj mafieje që për dekada ka vepruar në heshtje dhe me dhunë brutale.

Etiketa: drogeItaliShqiperi

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Kultivoi parcelë me kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

Kultivoi parcelë me kanabis, vihet në pranga 24-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com