Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë. Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.
Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.
Ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë pasi e kanë parë që po humb shumë gjak. Sipas tij ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.
“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo.
Edhe babai i 15-vjeçarit ka rrëfyer detaje tronditëse nga momentet pas ngjarjes dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën.
“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon. Më tha që djali ishte dëmtuar pak tek qafa,” – tregon babai, i cili më pas është përballur me një realitet tronditës në spital. “E ç’të shihja… Djali i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.”
Sipas dëshmisë së tij, është bërë përpjekje për të fshehur ngjarjen nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm. “Kanë fshirë gjurmët e gjakut me facoleta dhe më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmojnë.”
“Plumbi është plumb pistolete, jo plumb stilolapsi”, tha më tej ai.










Discussion about this post