GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blendi Gonxhja, në seancë dëgjimore për debatin në lidhje me burgun e Spaçit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendi Gonxhja, në seancë dëgjimore për debatin në lidhje me burgun e Spaçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtuesen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe me përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë. Palët ranë në dakordësi parimisht pas kërkesës së opozitës për debatin në lidhje me restaurimin e burgut të Spaçit.

“Javët e fundit po ndodh një skandal, një procedurë jashtë normales, një procedurë jo ligjore, por mbi të gjitha jo në respekt të kujtesës historike të shqiptarëve, të dhimbjes së shqiptarëve”, u shpreh kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa në mbledhjen që zhvilloi të hënën e 9 Qershorit.

Ajo akuzoi qeverinë se në kampin e përqendrimit në Spaç po bëhen “retushime, ngjyrosje, bojatisje, mermerizim, ledizime” për ta kthyer në një “hotel luksi”.

“Nuk kanë për qëllim mbrojtjen dhe trashëgiminë e asaj që ka ndodhur aty dhe atë që ne duhet t’i transmetojmë fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm, por edhe vetë bashkëkombësve tanë për tmerrin, ferrin që ishte Spaçi dhe për atë që personifikonte Spaçi si një burgim për të gjithë ata që vendosnin të ishin ndryshe nga qeveria, të mendonin ndryshe nga pushteti, të mendonin ndryshe nga diktatori, për t’i treguar atyre që liria e shprehjes, që liria e mendimit ndryshe ka kosto, ju vendosni që ta tjetërsoni, ta zbukuroni, ta ndryshoni dhe ta ktheni pak a shumë në një hotel luksi në imazhin tuaj, sesi do duhet të ishte Spaçi”, u shpreh ajo.

Në mbrojtje të ministrit Gonxhja reagoi deputetja socialiste, Evis Kushi, e cila është njëkohësisht nënkryetare e komisionit.

“Në fakt fotot janë publike dhe duket qartë megjithatë ministri e ka deklaruar që po shqyrtohet çdo përgjegjësi mbi çfarë ka ndodhur deri tani për sa i takon zbatimit të projektit, madje dhe ka kërkuar ndjesë për alarmin, e ka quajtur të drejtë, por e rëndësishme është që aty është ndërhyrë dhe sot që flasim fotot tregojnë qartë që jo vetëm po ruhen vlerat por po merren masa edhe për sigurinë, edhe për ta zhvilluar këtë vend që të jetë edhe i aksesueshëm për turistët dhe gjithë të interesuarit”, tha ajo.

Data për seancën dëgjimore nuk është vendosur ende dhe do të diskutohet brenda kryesisë së Komisionit.

Kujtojmë se së fundmi ka nisur një debat në lidhje me restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit. Shumë qytetarë e kanë interpretuar këtë nismë si një përpjekje për të zbehur kujtesën historike mbi krimet e regjimit komunist.

Ministria e Kulturës sqaroi se procesi i rikthimit të Spaçit në një Muze të Kujtesës ka nisur prej kohësh. Paralelisht, po zhvillohet edhe një projekt filmik që synon të dokumentojë revoltën e të burgosurve në maj të vitit 1973.

Etiketa: Blendi GonxhjaBurgu i SpacitGonxhjaKomisioni i Mediasspac

Lajme të lidhura

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan
Aktualitet

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës
Breaking Views

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Para
“Çmenden” tifozët madrilenë! Reali do huazojë Ronaldon për Kupën e Botës për Klube?

40 vjeç me 938 gola, Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com