GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

KAS vendos rinumërim edhe në Durrës, PD dorëzoi prova si i shtoheshin votat Arjan Ndojës

19:50 - 10/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS vendos rinumërim edhe në Durrës, PD dorëzoi prova si i shtoheshin votat Arjan Ndojës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një muaj nga zgjedhjet e 11 majit, dy anëtarët e KAS, Ledio Braho dhe Elvis Ccefa, i dhanë dritën jeshile edhe hapjes së 60% të kutive të votimit brenda vendit, përfshirë edhe kutitë e kërkuara nga kandidati Aulon Kalaja.

VENDIMI I KAS: “Të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM. Po për qarkun Durrës, dy anëtarët e KAS vendosën që të hapen edhe kutitë e votave të Diasporës, sipas kërkesës së PD-ASHM. Po ashtu, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen edhe 60 kuti sipas kërkesës së P.L.L”.

Para se të dilnin në këtë vendim, dy nga tre anëtarët e KAS dëgjuan jo vetëm juristin e Partisë Demokratike, por edhe përfaqësuesin ligjor të zotit Kalaja, i cili paraqiti prova me video se si votat ndaj klientit të tij ishin trafikuar te kandidati Arjan Ndoja.

“Procesi i rinumërimit për qarkun Durrës pritet të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti”, aty ku javën e ardhshme do të lexohen edhe votat e qarqeve Tiranë dhe Fier”.

“Të hënën ose të martën nis rinumërimi në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”. E gjithë procedura për qarkun e Tiranës dhe të Fierit do të marrë ndërmjet 18–20 ditë”, tha Celibashi.

Ankimimet dhe vendimmarrjet për rinumërim pritet që të shtyjnë procesin e certifikimit të zgjedhjeve në mesin e muajit gusht. Demokratët nuk kanë besim te numëruesit e tyre, duke ia lënë në dorë stafit të KQZ procesin e rinumërimit.

“24 deri në 25 tavolina me nga dy numërues nga stafi i KQZ. Duke marrë parasysh dhe ankimimet, procesi zgjedhor nuk mbyllet para mesit të gushtit”, shtoi Celibashi.

Më herët, pas dyshimeve të demokratëve se vota e Diasporës së Beratit ishte plotësuar nga e njëjta dorë, u hap një kuti për këtë qark, por dyshimet e juristit të Partisë Demokratike, Franci Nuri, se 35 vota të shënuara për Partinë Socialiste ishin të ngjashme, duket se nuk bindën shumë anëtarët e KAS.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1rinumerim

Lajme të lidhura

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë
Breaking Views

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para
U gjet motorri i djegur dhe një profil ADN-je/ Detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

U gjet motorri i djegur dhe një profil ADN-je/ Detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK...

Lexo më shumë
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25
Berisha ultimatum nga Kavaja PS-së: Mos pengoni drejtësinë! Revoltat nuk do të ndalen!

Berisha ultimatum nga Kavaja PS-së: Mos pengoni drejtësinë! Revoltat nuk do të ndalen!

19:21 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com