GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haradinaj sulmon Kurtin: 56 mijë qytetarë po largohen jashtë vendit, mbaj përgjegjësi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj kërkon mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë: Nuk ka kryer funksionin që i takon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai i ka kërkuar llogari  Kurtit për aplikimin e 56 mijë qytetarëve për viza pune në ambasadën gjermane në Kosovë. Haradinaj pyet nëse Qeveria Kurti ishte “qeveri e shpresës”, pse po i detyron qytetarët të largohen. Sipas tij, çdo vit vendi po shpopullohet nga keqqeverisja.

“A ka kryeministri ndonjë koment? 56000 qytetarë të Kosovës për një muaj kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në njërën nga ambasadat.  Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyejnë ta lëshojnë vendin?

Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë. Qeveria e këtij Kryeministri, me politika të majta ekstreme, frikësoi kapitalin vendor duke e nxjerrë jashtë dhe duke u ulur shuma e investimeve. Ajo përpos se nuk e përkrahu, krijoi armiqësi me sektorin privat.

Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë. Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it”, shkruan ai.

Në Kosovë ashtu si në vendin tonë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike çdo vit me mijëra qytetarë tentojnë të largohen drejtë Evropës dhe pjesa më e madhe e lënë përfundimisht vendin e tyre. Çdo herë këto shifra po bëhen edhe më të frikshme.

Etiketa: haradinajKosoveKurti

Lajme të lidhura

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:11 - 10/10/26
‘Liria ka emër’, sot mbahet në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë
Kosovë & Rajon

Ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, a i rrezikon kjo raportet e Kosovës me Perëndimin

14:50 - 10/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Para
Mbështetësit e Berishës shqyen derën, PD “blindohet” me kamera

“Sot ditë bilanci i të djeshmes tragjike”, Basha: Qëllimi i Berishës është që PD të mos ekzistojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve
Aktualitet

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

13:32 - 11/10/26

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti...

Lexo më shumë
Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26
Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

12:09 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com