GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfimi i detektives Shkënda Lili: Si gruaja e një polici tentoi të më rrëmbejë vajzën tek pallati

09:42 - 12/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i detektives Shkënda Lili: Si gruaja e një polici tentoi të më rrëmbejë vajzën tek pallati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi i tentativës për rrëmbim të një vajze 7-vjeçare pranë pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për vajzën e mitur të detektives private Shkënda Lili. Ngjarja fatmirësisht u shmang falë reagimit të vajzës së mitur.

Shkënda Lili, e ftuar në emisionin “Top Story”, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur dhe hetimin e saj deri në zbulimin e autores, ku deklaroi se nuk kishte të bënte me punën e saj si detektive.

Pas ndjekjes me detektivët e saj privat dhe policinë, zbuloi se bëhej fjalë për një grua e cila banonte në një komples midis Fushës së Aviacionit dhe Astiri, bashkëshorte e një efektivi policie të komisariatit numër 3, e cila dyshohet me probleme mendore, pasi e kishte rast të përsëritur dhe është e njëjta që doli 8 muaj më parë në pamje në një supermarket teksa merr një fëmijë të vogël dy vjeçar.

“Kam kaluar një javë të tmerrshme besoj se çdo prindër do më kuptojë. Portalet e kanë zmadhuar pak ç’është e vërteta, ndaj dhe unë mora guximin për ta sqaruar këtë gjë, që s’ka lidhje me punën që unë bëj. Edhe pse, edhe unë që në fillim që ndodhi, dyshimet e mia ishin aty, ndaj dhe unë kam hetuar në bashkëpunim me Policinë dhe me grupin e punës time. Për 24 orë e kam zbuluar dhe i kemi zbardhur të gjitha.

Ngjarja ka ndodhur në rezidencën ku unë banoj. Unë qëndroj gjithmonë kafe pasdite, që e kam gjithë pamjen e lagjes, që e kam të kontrolluar, ku aty nuk kalon asnjë makinë, edhe fëmijët janë shumë të sigurt aty, ka kamera kudo. Së pari unë nuk e le kurrë vajzën time vetëm, në asnjë moment. Një moment më thotë mami ma ço skuterin lart dhe më merr një bluzë se jam djersitur dhe kur jam ngjitur në ashensor, nuk ka kaluar as një minutë, më merr vajza tek citofoni i shkallës duke bërtitur, “mami po më vjedh dikush”. Dhe me sekonda shkoj tek lokali, ‘çfarë ndodhi?’ dhe askush nuk e kishte vënë re në fakt. Lokali ishte me njerëz, fëmijë dhe nëna rreth rezidencës. Puna e parë që kam bërë ka qenë që kam hapur kamerat e lokalit ku unë rrija dhe pashë gjithë lëvizjen se nga kishte ardhur zonja me syze dhe me bukë në dorë. Kam qëndruar me administratorin e pallatit për rreth dy orë për ta parë me detaje. Denoncimet unë i bëra vet privatisht.

Pashë gjithë lëvizjen e zonjës, shumë e qetë, e veshur mirë, që s’ta jepte përshtypjen në botë që mund të kishte probleme, që mund të kishte luhatje humori. Është drejtuar drejt e te vajza dhe e ka kapur për krahu. Vajza është treguar pak e shkathët, duke qenë se unë i bëj shumë leksione në fakt, i ka ikur dhe ndërkohë kjo i ka shkuar nga pas, deri në njëfarë pike ku e ka kapur kamera e lokalit. Jo shumë larg, 1 metër – 2 metër, i është afruar dhe vajza ka ikur me vrap. Por, kur e ka kapur, e ka kapur me rrëmbim dhe ka pasur dhe shenja në krah. Ndërkohë, kemi hapur dhe kamerat e zonës, pyesim dhe të gjithë njerëzit nëse e njihte dikush, askush nuk e njihte.  Duke pa pamjet e të gjitha kamerave, kemi arritur tek kompleksi “Green City”.

Shikohet ku futet, në hyrjen e pallatit ku ajo banonte dhe një moment kur ajo është futur, që ishte shumë dyshuese. Është futur dhe ka dalë përsëri për të kontrolluar për të qenë e sigurt, nëse po e ndjek dikush, për veprimin që ka bërë. Ishte e vetëdijshme që diçka ka bërë, me mënyrën se si është sjellë. Administratori i atij pallati nuk e njihte. Kemi qëndruar, ka qenë ora 7 e gjysmë deri në 10 të darkës me kamerat e pallatit për të parë nëse do dali. Mendonim që mos është ndonjë vizitor, është fshehur diku, etj. Nuk ka zbritur më, unë e mbylla aty, dhe me grupin e punës kam qëndruar deri në orën 8 të mëngjesit te hyrja e pallatit dhe nuk ka dalë nga aty.

Unë nuk durova më dhe trokas derë më derë, ky ishte vendimi im. Policia thoshte jo se do ta zgjidhim ne. Nga kati i parë deri në katin e 7-të. Aty në katin e 7-të, i bie derës së parë nuk hapet, por aty hapet dera e ashensorit dhe del një zotëri dhe i them a e njeh këtë zonjën të të tregoj një video. Ai ishte bashkëshorti i zonjës, e pa videon dhe njeri zotëri, u pre fare dhe thashë do zbresim poshtë thash se kam dhe njerëz poshtë të ulemi dhe të sqarohemi.

U dridhte i tëri, zotëria ishte punonjës policie në komisariatin nr.3. U ulëm, u sqaruam dhe tregoi gjithë historinë e bashkëshortes së tij që ka 6 muaj që është agravuar dhe ka 2 vite që vuan pak me luhatjet dhe banonin me qira. Shtëpinë e tyre e kanë në Astir dhe janë detyruar të largohen për këtë fakt sepse ngacmonte shumë fëmijë, thjesht i merrte në krahë, ose i tërhiqte. Është e njëjta zonjë.” – tha Shkënda Lila.

Në foto: Gruaja e cila dyshohet se tentoi të rrëmbente vajzën
Etiketa: FemijeGruarrembim

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Lëvizte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 28-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 28-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com