GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli godet centralet bërthamore në Iran, Khamenei: Ndëshkim të ashpër! SHBA: S’jemi përfshirë!

07:47 - 13/06/25
në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli godet centralet bërthamore në Iran, Khamenei: Ndëshkim të ashpër! SHBA: S’jemi përfshirë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli ka sulmuar pas mesnate centralet bërthamore në vende të ndryshme të Iranit. Shpërthime janë raportuar edhe në Teheran. Një valë tjetër sulmesh u raportuan sërish më vonë. Sulmet u kryen në 5 qytete. Sipas La Repubblica, ushtria izraelite ka sulmuar të paktën 6 baza ajrore rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash i dyshuar në të kaluarën se është përfshirë në teste bërthamore

Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit. Përveç qytetit kryesor të vendit, Tabrizit, në veriperëndim dhe ku ndodhen rafineritë kryesore, u sulmuan edhe qytetet e Esfahanit dhe Arakut, në jug të kryeqytetit, dhe qytetit të Kermanshahit, në perëndim të Teheranit.

Sipas mediave, në Teheran, sulmi izraelit goditi disa ndërtesa që strehonin komandantë të lartë ushtarakë iranianë. Një zyrtar izraelit i mbrojtjes tha se sulmi kishte në shënjestër edhe Shtabin e Përgjithshëm iranian, përfshirë shefin e shtabit, dhe shkencëtarët kryesorë bërthamorë iranianë. “Është gjithnjë e më e mundshme që të gjithë të jenë eliminuar”, tha zyrtari. Shkencëtari bërthamor Mohammad-Mehdi Tehranchi dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereidoun Abbasi, u vranë në sulme. Raportohet se është vrarë gjithashtu edhe Komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha në një deklaratë se Izraeli kishte “lëshuar dorën e tij të ligë dhe të përgjakshme” në një krim kundër Iranit dhe se do të kishte “një fat të hidhur për veten”. “Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm”, tha udhëheqësi iranian Ali Khamenei, duke përsëritur se Izraeli “do të vuajë një ndëshkim të rëndë”, raportoi Irna.

Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të sulmeve hakmarrëse me raketa dhe dronë. Ministria e Transportit njoftoi se hapësira ajrore e shtetit të Izraelit është mbyllur për ngritje dhe ulje deri në njoftim të mëtejshëm. IDF, në një deklaratë, tha se dhjetëra avionë të Forcave Ajrore kryen sulmin fillestar në kuadër të operacionit “Kombi Luan”. Sulmi ishte në përgjigje “të agresionit të vazhdueshëm të regjimit iranian kundër Izraelit”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netahyani deklaroi se kishin goditur “zemrën e programit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe përpjekjet e tij për të zhvilluar një armë bërthamore”. Ai shtoi se sulmi kishte në shënjestër impiantin kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz, si dhe shkencëtarët kryesorë bërthamorë iranianë të përfshirë në zhvillimin e bombës dhe thelbin e programit të raketave balistike të vendit. “Ne do të vazhdojmë për ditë të tëra, për aq kohë sa të duhet”, shtoi Netanyahu

Ndërkohë SHBA ka deklaruar se kanë qenë në dijeni të sulmit, por nuk janë të përfshira.

“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të angazhuar në sulme kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është të mbrojmë forcat amerikane në rajon”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Izraeli na ka komunikuar se beson që ky veprim është i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij”, vazhdoi ai.

“Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbetur në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin amerikan”, përfundoi Rubio.

Etiketa: berthamorIranIzraelKryesore1sulm

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Ditë e ngrohtë dhe me diell...parashikimi për të premten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com