GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parcelat plot me kanabis në Shkodër, asgjësohen 13 mijë fidanë, momenti i ndërhyrjes me helikopter (VIDEO)

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Parcelat plot me kanabis në Shkodër, asgjësohen 13 mijë fidanë, momenti i ndërhyrjes me helikopter (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Pas gjetjes së 652 bimëve kanabis në njësisë administrative Pult, bëhet me dije se do të hetohet në gjendje të lirë inxhinierin e pyjeve, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Nga pamjet e publikuara nga uniformat blu shihet se uniformat blu kanë shkuar me helikopter në zonën ku kanë konstatuar lëndën narkotike dhe më pas i kanë asgjësuar ato me anë të djegies.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 728 fidanë në kubikë dhe 11 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

gijotina.com/

Etiketa: KanabisKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në largimin e qeverisë: Ta rrethojmë kryeministrinë

07:54 - 05/09/26
Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët
Aktualitet

Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët

07:48 - 05/09/26
Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26
Para
KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në largimin e qeverisë: Ta rrethojmë kryeministrinë

07:54 - 05/09/26

  Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për...

Lexo më shumë
Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët

Zjarret apokaliptike në Himarë! 7 banesa të djegura, kundër flakëve edhe helikopterët

07:48 - 05/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shtator 2026

07:31 - 05/09/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 5 Shtator 2026

07:27 - 05/09/26
Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com