GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paradoksi/ Një vend i varfër që paguan si i pasur

Një vend i varfër që paguan si i pasur – për të ushqyer veten. Një vend ku rritja e çmimeve të apartamenteve, shitet si arritje dhe që mbyll sytë përballë disbalancave në një treg që po bëhet gjithnjë e më pak konkurrues

08:54 - 14/06/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Paradoksi/ Një vend i varfër që paguan si i pasur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një prej vendeve më të varfra të Europës, ku bujqësia përfaqëson rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto – përqindja më e lartë në Europë – Shqipëria paradoksalisht është bërë gjithnjë e më e varur nga importet ushqimore dhe konsumatorët e saj po paguajnë më shumë se qytetarët e vendeve të pasura për produkte bazë edhe se Gjermania.

Sipas Eurostat dhe INSTAT, shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime, përqindja më e lartë në të gjithë kontinentin.

Për krahasim, në vendet e Bashkimit Europian, kjo përqindje është rreth 13% dhe në rajon luhatet mes 25-35%.

Një analizë krahasuese me 52 produkte bazë, e zhvilluar nga “Monitor” mes Shqipërisë dhe Gjermanisë (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës) tregon se çmimet në Shqipëri janë mesatarisht 25.6% më të larta për artikujt e përditshëm si bulmet, qumësht pluhur, detergjentë, produkte për fëmijë dhe ushqime të përpunuara – ndonëse Gjermania ka të ardhura për frymë rreth 5–6 herë më të larta.

Kjo situatë bën që shumë shqiptarë të kenë jetesë më të shtrenjtë se qytetarët gjermanë, pavarësisht një fuqie blerëse më të ulët me rreth 34% të mesatares së BE-së, duke qenë jo vetëm një nxitës emigracioni, por dhe duke penguar kthimin e atyre që mund të duan të riintegrohen në tregun në rritje të punës në vend.

Edhe turistët, që janë të interesuar të provojnë ushqimin tradicional vendas, po i ushqejmë në pjesën më të madhe me importe.

Çfarë po shkon keq? Së pari, Shqipëria mban një ndër normat më të larta të TVSH-së për ushqimet në Europë, me 20%, ndërkohë që vendet e rajonit dhe BE aplikojnë norma të reduktuara (nga 5% në Maqedoninë e Veriut deri në 0% në Irlandë).

Kjo barrë tatimore, e kombinuar me kosto të larta të transportit, logjistikë të dobët dhe mungesë konkurrence në treg, rrit artificialisht çmimet për konsumatorin.

Së dyti, megjithëse bujqësia është një sektor strategjik, Shqipëria ka ndër subvencionet më të ulëta në rajon. Në vitin 2024, ajo alokoi vetëm 31 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë, përkundër 170 milionë eurove në Maqedoninë e Veriut dhe mbi 400 milionë eurove në Serbi.

Politikat pa vizion – si heqja e TVSH-së së rimbursueshme për fermerët apo bllokimi i fondeve të IPARD nga BE – kanë lënë prodhuesit vendas të pambrojtur, duke i shtyrë të braktisin sektorin.

Mungesa e subvencioneve, fragmentimi i lartë i tokës, përjashtimi nga skemat mbështetëse dhe rënia e investimeve në përpunimin bujqësor e kanë bërë prodhimin vendas gjithnjë e më pak konkurrues.

Kjo ka rritur varësinë nga importet dhe ka bërë që shqiptarët të paguajnë më shumë për të njëjtat produkte që i kemi mundësinë t’i prodhojmë vetë.

Shumë sektorë të agroindustrisë, ose po kthehen thjesht në ambalazhues, ose po e marrin lëndën e parë nga importi.

Një shembull i tillë është industria e përpunimit të qumështit, që së fundmi ka “anashkaluar” fermerët vendas duke u furnizuar jashtë. Apo industria e birrës që nuk po arrin të përfitojë nga kërkesa e rritur nga turizmi, pasi nuk arrin të jetë konkurruese.

Shqipëria po e humb gradualisht edhe avantazhin e saj të vetëm: prodhimin vendas të lirë.

Me rritjen e kostove të inputeve bujqësore, mungesën e fuqisë punëtore dhe shpërfilljen e sektorit të agropërpunimit, vendi po kthehet në një konsumator të produkteve të huaja – të cilat i blen më shtrenjtë se shumë shtete të tjera në Europë.

Ky është thelbi i paradoksit: një vend i varfër që paguan si i pasur – për të ushqyer veten.

Një vend ku rritja e çmimeve të apartamenteve, shitet si arritje dhe që mbyll sytë përballë disbalancave në një treg që po bëhet gjithnjë e më pak konkurrues.

Në një vend si Shqipëria, ku varfëria tashmë është realitet, është absurde që qytetarët të paguajnë më shumë për ushqimet bazë sesa qytetarët e vendeve më të zhvilluara.

Nëse politika nuk e orienton me prioritet vëmendjen drejt mbështetjes së prodhimit vendas dhe lehtësimit të barrës fiskale, Shqipëria rrezikon të mbetet një konsumator i shtrenjtë i produkteve të huaja – madje edhe për ato produkte që mund t’i prodhojë vetë.

/Monitor/

Etiketa: Cmimei pasuri varferKryesore1paguantaksa

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Këmbimi valutor, e enjte 18 prill/ FOTO

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com