GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Nuk është rezultati që prisnim, por është ende herët për të folur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi i dha në emisionin “Çdo kënd”, përgjigje pyetjes, nëse është penduar për listën e qarkut më të madh të vendit.

Këlliçi tha se lista perfekte nuk ekziston në politikë, por sqaroi se ajo e PD për Tiranën ishte e ndikuar nga rrethanat ku ndodheshim.

“Listë perfekte nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Në asnjë forcë politike nuk mund të ketë një listë perfekte, për shkak të egove, të ambicieve, të karrierave politike, për shkak të situatave aktuale, rrethanave që mund të të kushtëzojnë për të patur një vendimmarrje të caktuar. Pra listë perfekte mos prisni kurrë, nuk do të ketë dhe nuk ka patur ndonjëherë në asnjë forcë politike”, tha Këlliçi në “Çdo kënd”, në A2 CNN.

Deputeti i sapozgjedhur demokrat, pranoi po ashtu se ka pasur mundësi për të bërë më mirë me kandidatët e Tiranës, kur u vendos përballë faktit se ajo dukej në sytë e publikut si një listë e vjetër dhe e konsumuar.

“Që a mund të kishte hapësira për të punuar më shumë, për t’u hapur më shumë, për të patur qëndrime të ndryshme, patjetër kjo është e dukshme edhe pa diskutim kjo është e pranueshme”, pranoi Këlliçi.

Më tej ai përmendi 4 emra, mes të cilëve edhe veten që do të hyjnë në Parlament në shtator dhe përbëjnë një brez të rinj politikanësh, që dolën nga lista e kontestuar e Tiranës.

“Me shumë respekt për të gjithë ata që kritikojnë dhe kërkojnë më shumë nga opozita, unë nuk mendoj se Besart Xhaferri është i vjetër në politik, kreu i FRPD. Nuk besoj se Klevis Balliu është i vjetër, nuk besoj se Belindi vet, unë jam i vjetër. Nuk besoj se Erisa Xhixho, edhe pse është aleate, është e vjetër. Sigurisht ka pasur kontributor, qëndrestar historik të PD në atë listë, por edhe të rinj ka pasur në listë. Dhe të lexova katër emra, pra nga 12 që është 1/3 e listës. Të mbetemi te thelbi, padyshim që lista do të jetë e komentueshme. Çdo listë do të jetë e komentueshme dhe do jetë gjithmonë e tillë situata”, deklaroi Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciPDZgjedhjezgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Çfarë ka arritur Izraeli me këtë sulm? A është ky fundi i planit bërthamor të Iranit?

Çfarë ka arritur Izraeli me këtë sulm? A është ky fundi i planit bërthamor të Iranit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com