GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një marshim në kujtim të Gentiana Hudhrës dhe në protestë kundër dhunës ndaj grave u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë. Shqiptarja u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane raportojnë se në marshim mori pjesë edhe djali i çiftit, i prekur thellë nga tragjedia. Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët, raportojnë mediat. 

Elezi theksoi se institucionet dhe qytetarët duhet të rimendojnë qëndrimin ndaj dhunës gjinore, dhe të mos heshtin.

“Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për ta shpëtuar Gentianën nga çmenduria që u shfaq nën petkun e dashurisë. Doja t’i përqafoja fëmijët e saj, sepse nuk ka dhimbje më të madhe se të humbasësh nënën nga dora e babait tënd.”Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh pse ke pasur forcën të përballesh me dhunën, të ndërtosh jetën tënde nga e para, të krijosh një realitet të ri për fëmijët e tu. Nuk duhet të vdesësh pse ke besuar se dashuria mund të shërojë gjithçka. Sepse jo, dashuria nuk është as mizori, as frikë, as kontroll.”

Në fund të fjalës së saj, Elezi nënvizoi se reagimi nuk mjafton të vijë vetëm pas tragjedisë:

“Duhet të punojmë çdo ditë për të jetuar me respekt për jetën në të gjitha nuancat dhe dimensionet e saj. Të mos mjaftohemi më me lotët pas vrasjeve. Duhet veprim, ndërgjegjësim dhe zë i përditshëm për jetën e çdo gruaje.

Bashkia vendosi një stol me emrin e Gentianës në vendin ku ajo u vra nga ish-bashkëshorti. Ndërkohë autoritetet e bashkisë dhe shoqëria civile dhanë mesazhe kundër dhunës.

gijotina.com/

Etiketa: Gentiana HudhraKryesore1marshimVrasje

Lajme të lidhura

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Para
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com