GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Anglia, Gjermania dhe Franca i bëjnë thirrje Trump: Tërhiqu nga veprimet ushtarake ndaj Iranit!

19:02 - 19/06/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anglia, Gjermania dhe Franca i bëjnë thirrje Trump: Tërhiqu nga veprimet ushtarake ndaj Iranit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Starmer thotë se ekzistonte një “rrezik real përshkallëzimi” në konflikt, duke i nxitur të gjitha palët të kërkonin një zgjidhje diplomatike.

Ai thotë se më parë ka pasur “disa raunde diskutimesh me SHBA-në” dhe “kjo, për mua, është mënyra për të zgjidhur këtë çështje”.

Komentet e tij vijnë ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy e çon thirrjen e Britanisë për deeskalim në Uashington, ku do të takohet me diplomatin më të lartë të Trump, Marco Rubio.

Lammy dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme të enjten në mbrëmje.

Ndërsa, Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të përmbahej në fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, tha Reuters.

Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin.

Pak ditë më parë Merz tha se Izraeli po bën punën e ndyrë për të gjithë botën duke sulmuar objektivat bërthamore të Iranit.

Ditën e nesërme, takimi midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe homologëve të tij evropianë në Gjenevë nesër mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme pritet të jetë vendimtar.

Në takim do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaya Kallas. Araghchi deklaroi se takimi specifik do të zhvillohet me kërkesë të tre vendeve evropiane.

Vendet evropiane po bëjnë presion për deeskalimin, pas bombardimeve izraelite të Iranit që synojnë çmontimin e programit bërthamor të Teheranit.

Lindja e Mesme është në ‘luftë’, me sulmet me raketa midis Izraelit dhe Iranit që vazhdojnë, ndërsa të gjithë presin zhvillime në lidhje me vendimin e Donald Trump nëse SHBA-të do të marrin pjesë në konflikt.

Presidenti amerikan, megjithatë, të enjten pasdite, mohoi një raport të WSJ se kishte miratuar sulmin ndaj Iranit, duke shkruar në Truth “The Wall Street Journal nuk ia ka idenë se cilat janë mendimet e mia për Iranin!”

Qëllimi është një armëpushim përmes diskutimeve.

Qëllimi i evropianëve është të kenë një armëpushim, me Ministrin e Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot që deklaroi në deklaratat e tij: “Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe janë të hapura për t’u takuar me një delegacion iranian që dëshiron rifillimin e negociatave, por që të ketë një armëpushim.”

Ai tha gjithashtu se “Franca beson se duhet të ketë negociata me Iranin për të anuluar programin e tij bërthamor për qëllime ushtarake”.

gijotina.com/

Etiketa: Izrael-Iran

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com