GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë

13:18 - 21/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 1.7 mln euro për kutitë e kartonit të Arkivës, PD denoncon shkeljet e KPP-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku shprehu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora.

Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor.

Ajo shtoi se janë evidentuar fletë të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora. Gjithashtu Vangjeli tha se provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh të tilla.

Zëdhënësja tha se PD kërkon publikisht që KQZ të japë përgjigje të qarta për: masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit dhe arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara. Sipas saj, transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë dhe përgjegjësia për mbrojtjen e votave bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.

Deklarata e Vangjelit:

Duke ndjekur zhvillimet më të fundit dhe verifikimet në vijim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora, vijojmë të shprehim shqetësimin tonë serioz për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar ky proces. Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. Konkretisht, janë konstatuar raste të shumta ku, në vend të nënshkrimit të çdo votuesi nga Diaspora, janë gjetur dhe konstatuar :

viza,

pika,

iniciale,

simbole të tjera, pa asnjë vlerë identifikuese,

ose pafund raste kur mungon plotësisht çdo formë nënshkrimi nga zgjedhësi.

Po ashtu, janë evidentuar fleta të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora, sepse Kodi Zgjedhor parashikon që marrja e votës me postë ndërkombëtare duhej bërë, (i) individualisht, (ii) në adresën e regjistruar të zgjedhësit në KQZ, si dhe (iii) me nënshkrim pas paraqitjes të një mjeti identifikimi.

Provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh kur këto tre (3) elementë ligjorë NUK janë përmbushur për votën e Diasporës: Rrjedhimisht, ato vota nuk janë të vlefshme, janë të paligjshme dhe zerojnë procesin e Diasporës. Burime nga KQZ kanë deklaruar se nuk do të kryhet pagesa ndaj DHL për ato zarfa që nuk përmbajnë nënshkrime të rregullta. Ndërkohë, lindin disa pyetje themelore që kërkojnë sqarim publik:

Pse KQZ nuk ka ndërmarrë më herët verifikimin e nënshkrimeve, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë edhe periudhën gjatë shqyrtimit të ankimimeve në KAS? Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e dorëzimeve për çdo shtet të Diasporës, ashtu siç është kërkuar zyrtarisht që prej datës 15 Maj?

Pse provat e ardhura nga vendet me numër të madh votuesish, si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, e cila kryeson për nga numri i votuesve (91,210), janë vënë në dispozicion vetëm pasi trupa e KAS kishte rrëzuar shumicën e ankimimeve të PD-së? Është e papranueshme që KQZ të ‘kujtohet’ për shkeljet kontraktuale të DHL-it vetëm pasi është siguruar se këto probleme nuk do të ndikojnë më në vendimmarrjen e institucioneve të ankimimit.

Ky veprim nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm rastësi. Për javë të tëra, si KQZ-ja ashtu edhe DHL kanë refuzuar të bëjnë transparente praktikat e dorëzimit të zarfeve nga Diaspora, duke penguar aksesin e subjekteve zgjedhore në dokumentacionin bazë të procesit. Sot, kur KQZ deklaron mospagesën ndaj DHL-së për shkelje të kontratës, kërkojmë publikisht që ky institucion të japë përgjigje të qarta për:

Masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit;

Arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara nga subjekti ynë politik;

Transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë.

Përgjegjësia për mbrojtjen e tyre bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.

Të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.

Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi ynë.

Etiketa: DiasporaKQZparregullsi

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Maliq, njëri mjet përmbyset në fushë

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Maliq, njëri mjet përmbyset në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com