GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike – Zbardhen akuzat

13:06 - 24/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet

Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zyrtarizuar statusin e të pandehurit për kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, duke e futur nën hetim zyrtar për vepra penale që lidhen me proceset e tenderimit publik.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Jonaid Myzyri pritet të paraqitet të hënën e ardhshme, 30 qershor, në ambientet e prokurorisë së posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij Ermir Beta, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat dhe për të dhënë shpjegime si i pandehur.

Mësohet se Myzyri është marrë i pandehur për dy vepra penale: “Shkelje e barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimet e SPAK-ut janë përqendruar në procedurat e tenderave të zhvilluara gjatë viteve 2020-2023, ku prokuroria ka ngritur dyshime të forta për zhvillimin e tyre në mungesë të garës së lirë. Sipas hetimeve, në shumë raste ka rezultuar pjesëmarrëse vetëm një kompani, ndërsa në raste të tjera, shoqëritë konkurrente janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Çështja po hetohet nga prokurori i SPAK, Elvin Gogaj.

Burime të besueshme bëjnë me dije se Jonaid Myzyri po hetohet në lidhje me një tender specifik për mirëmbajtjen e aksit rrugor me vlerë rreth 2 miliardë lekë, që përfshin segmentet “Rrëshen (U.Fanit) – Shpal, Shpal – Q.Bene – K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me një gjatësi totale prej 58.7 kilometrash.

Gjithashtu,  një tjetër fokus i hetimeve të SPAK ndaj Jonaid Myzyrit është shqyrtimi dhe përfshirja e tij në vendimmarrjen për ankimet mbi prokurimet publike të kryera nga institucione të larta të Sigurisë Kombëtare, përfshirë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Sipas informacioneve të siguruara, Myzyri nuk rezulton të jetë i pajisur me certifikatë sigurie të nevojshme për të shqyrtuar informacione të klasifikuara, dhe si rrjedhojë, do të duhej të ishte përjashtuar nga vendimmarrja për ankimet mbi tenderat specifikë të këtyre institucioneve. Megjithatë, dyshohet se ai ka shqyrtuar dhe votuar mbi këto procedura, duke shkelur ligjin.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se kreu i KPP-së është nën hetim nga SPAK edhe për favorizimin e dyshuar të kompanisë NRG, e cila ka si pronarë italianin Marco Genicco dhe bashkëshorten e tij shqiptare, Flutura Nuredini. Kjo kompani është gjithashtu nën hetim të thelluar nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, të cilat përdoren për spërkatjen kundër mushkonjave.

Jonaid Myzyri ka qenë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gogaj për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Jonaid Myzyri kishte shprehur interesin për të kandiduar për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik. Ai u emërua në këtë post në vitin 2020 për një mandat 5-vjeçar. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, ku Myzyri ishte një nga tre kandidatët. Pas vlerësimit nga Këshilli i Ministrave në mars 2025, ai kishte marrë pikët më të larta, duke krijuar pritshmëri për një rizgjedhje. Megjithatë, me marrjen zyrtarisht të statusit të të pandehurit nga SPAK, mundësia e tij për një mandat të dytë në krye të KPP-së duket se është zvogëluar ndjeshëm, pasi ligji për “Prokurimet Publike” kërkon që kandidatët të mos jenë nën procedim penal.

Etiketa: Jonaid MyzyriKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Hidhet nga lartësia, humb jetën i riu në “Qytetin Studenti”, vdes edhe 14-vjeçari që ra nga tarraca

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com