GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, gruaja e të riut: Pronari i shtëpisë pasi e vrau, e zvarriti dhe e fshehu trupin

20:01 - 25/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, gruaja e të riut: Pronari i shtëpisë pasi e vrau, e zvarriti dhe e fshehu trupin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës pas një përplasjeje me armë gjatë një tentative grabitjeje në Foria në provincën e Salernos, është gjetur pranë një toke bujqësore, afër fushës sportive të fshatit San Severino të Centola-s.

Trupi ishte pjesërisht i mbuluar me ferra dhe bimë të tjera. Fillimisht, karabinierët nuk e zbuluan identitetin e personit të gjetur, por më pas në vendngjarje mbërritën familjarët e të riut, të cilët e identifikuan.

Hetuesit po përpiqen tani të rindërtojnë saktësisht ngjarjet që çuan në vdekjen e të riut shqiptar dhe në fshehjen e trupit të tij. Thuhet se vendi ku u gjet trupi është treguar nga vetë 60-vjeçari, në shtëpinë e të cilit, në Foria të Centola-s, në zonën e Cilento-s, tre burra dyshohet se kanë tentuar të futen të dielën në mbrëmje, ndoshta me qëllim grabitjeje.

Objektivi kanë qenë dy shtëpi. Në njërën prej tyre, dyshohet se ka ndodhur një përleshje me pronarin, Aurelio Valiante, 60 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri.

Një nga personat e dyshuar si grabitës, 25-vjeçari shqiptar, është goditur për vdekje nga pronari, një tjetër është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rëndë, ndërsa i treti është zhdukur pa lënë gjurmë, çka çoi në kërkime intensive në pyjet dhe fushat përreth.

Ishte bashkëshortja e të riut shqiptar që u gjet sot i pajetë, ajo që kishte denoncuar zhdukjen etij. Ditët e fundit ajo kishte deklaruar para karabinierëve dhe mediave se burri i saj, pasi ishte plagosur, ishte “zvarritur” nga pronari i shtëpisë.

“Djali tjetër që u plagos, na tregoi se janë qëlluar teksa dilnin nga banesa”, tregoi gruaja e 25-vjeçarit shqiptar.

“Që atëherë nuk kemi më asnjë lajm për të. Tani duam vetëm të vërtetën”, tha ajo.

Që mbrëmjen e djeshme, karabinierët kanë nisur menjëherë hetimet, duke vendosur edhe disa pika kontrolli në të gjithë zonën për të gjetur anëtarët e tjerë të bandës.

Ndërkohë, 60-vjeçari, i shoqëruar nga avokati Antonello Natale, është marrë në pyetje në komisariat për të rindërtuar saktësisht dinamikën e ngjarjes. Ai iu nënshtrua gjithashtu ekzaminimit STUB (për zbulimin e gjurmëve të barutit). Aktualisht është nën hetim, por nuk është arrestuar.

Ndërkohë rreth tridhjetë shqiptarë, u shfaqën përpara shtëpisë së AV, ndërtuesit gjashtëdhjetëvjeçar i cili ishte protagonist i të shtënave që ndodhën të dielën e kaluar gjatë një tentative grabitjeje në banesën e tij.

Mediat italiane raportojnë së personat që mbërritën me disa makina dhe motorë, me sa duket kërkonin një përballje të drejtpërdrejtë me pronarin që pasi qëlloi mbi grabitësit la të vdekur njërin prej tyre.

Një bashkëpunëtor i të riut shqiptar, 23 vjeç, thuhet gjithashtu se është plagosur dhe një tjetër është në kërkim.

Pas skenës me mbërritjen e grupit, dy patrulla të karabinierëve ndërhynë në vendngjarje dhe tashmë morën në mbrojtje shtëpinë e 60-vjeçarit për të shmangur hakmarrjen ose episode të tjera dhune.

gijotina.com/

Etiketa: GrabitjeItaliKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Irani-Izraeli, dy fëmijë që zihen”/ Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë si konflikt që duhet zgjidhur

“Irani-Izraeli, dy fëmijë që zihen”/ Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë si konflikt që duhet zgjidhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com