GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEO ka në dispozicion.

Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEO, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

Informacionet zyrtare për aktivitetin sizmik në Shqipëri pasqyrohen nga “Albquake”.

Etiketa: Tërmet

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
“Je trim ti”- Ndoja përplaset me Dervishajn në GJKKO: Mos kam marrë porosi nga Erion Braçe për të të vrarë ty

“Je trim ti”- Ndoja përplaset me Dervishajn në GJKKO: Mos kam marrë porosi nga Erion Braçe për të të vrarë ty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (31 korrik) në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi i...

Lexo më shumë
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com