GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Transferimi i sulmuesit të Kombëtares? Presidenti i Elbasanit gëzon tifozët: Jemi në bisedime…

10:00 - 28/06/25
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga porta në sulm, Gvozdenovic kërkon 5 futbollistë për Elbasanin e sezonit të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Menjëherë pasi u rikthye në elitë, sezonin e shkuar Elbasani bëri mjaft mirë. Verdheblutë iu afruan shumë fazën “Final Four”, duke qenë një nga pretendentët për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë që tani janë të fokusuar te merkato, që këtë objektiv ta arrijnë gjatë sezonit të ardhshëm.

Diçka të tillë e përmend edhe vetë presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa. Në një intervistë të dhënë për “News24”, Llupa flet për merkaton dhe fazën përgatitore, por u premton tifozëve edhe një Elbasan që do të ketë synime madhore.

-Jemi në prag të fillimit të aventurës së ekipeve shqiptare në Evropë, të vjen keq që nuk jeni prezent, i shkuat shumë pranë, apo vendi i 5-të ishte maksimumi pas një rikthimi të gjatë dhe të vështirë në elitë?

Fillimisht dua ti uroj suksese katër skuadrave shqiptare dhe uroj të na përfaqësojnë denjësisht. Normalisht që më vjen keq, pasi shkuam afër deri minifinales me Partizanin. Ata ishin më të saktë përpara portës dhe fituan. Në këtë mënyrë i uroj suksese katër skuadrave të tjera.

–Keni ndonjë peng, keni nxjerr ndonjë mësim nga sezoni i fundit, fundja ishte edhe sezoni juaj i parë si president në elitë?

Normalisht që pengje ka shumë, por më shumë janë dy takimet me Skënderbeun të luajtura në Elbasan. E kam thënë edhe më parë, në këto dy sfida kemi patur shumë raste, kemi humbur penallti. Nëse do të kishim bërë njërën nga të dyja sot do ishim ne në Evropë dhe jo Partizani.

-Së fundi, gjatë Asamblesë së Përgjithshme në FSHF u la në fuqi skema aktuale, me “Final4”, ju personalisht ishit dakort, çfarë mendimi keni për këtë skemë?

Unë jam një nga ata persona që e “përqafoj” këtë vendim, për shkak se në sezonin që u mbyll ne mund të kishim një mundësi më shumë në Final4.

-Është e vështirë të jesh president i një klubi në Shqipëri, pa një ligj të qartë sporti, i kontestuar së fundmi nga FSHF, nga jashtë të krijohet përshtypja se vetëm shpenzoni, sikur vetëm Evropa është shpëtim…

Besoj që jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e kemi ligjin e sponsorizimit, sportit. Madje edhe Kosova, e cila ka 17 vite si shtet e ka një ligj të tillë, ndërsa ne jo. Uroj që së shpejti të ndërhyet dhe të rregullohet kjo çështje.

-President, pyetja që të gjithë tifozët verdheblu shtrojnë sot, çfarë ekipi presim këtë vit?

Në radhë të parë tifozerinë e Elbasanit e falenderoj shumë, sepse është një nga tifozeritë më të zjarrta të Shqipërisë. Na kanë mbështetur kudo, brenda dhe jashtë Elbasanit. Dhe unë kam besimin e plotë se sezonin e ri do e çojmë Elbasanin në Evropë.

-A është sërish Final4 objekti real, apo Elbasani sheh më lart?

Pse jo titullin kampion. Është e vështirë shumë, por pse jo të mos ëndërrojmë.

-E keni marrë pak me qetësi, sigurisht, edhe për faktin që nuk luani në Evropë, me zbuloni diçka rreth fazën përgatitore?

Ditën e hënë, më datë 30 fillon faza përgaditore e ekipit, e cila do të zhvillohet në Elbasan dhe në Greqi. Sa i takon merkatos jemi në kontakt me 4-5 lojtar. Por duke qenë se kemi dy muaj kohë për startin e kampionatit, kemi kohë për ti studiuar. Do bëjmë një merkato cilësore.

-Çfarë kërkesash ka trajneri Gvozdenoviç, ku do të ndërhyni në merkato, ku ka nevojë ekipi të përforcohet?

Trajneri i ka bërë të qarta kërkesat e tij, por unë nuk mund të tregoj emra, por repartet janë sulmi dhe mesfusha.

-Meqenëse jemi te Gvozdenovic, ishte një bast i fortë për ju, i besuat sërish. Por jam kurioze të dijë, çfarë i the pas ndeshjes me Serbinë, si e pe atë takim?

Jo, nuk e kemi ndjekur bashkë. Gvozdenovic ishte me pushime me familjen, ndërsa unë e ndoqa në stadiumin “Air Albania”. Ishte një ndeshje perfekte e organizuar nga ana e Federatës, Policisë së Shtetit. Ishin marrë masat në mënyrë të përkryer. Më ka mbetur peng goli dhe njerëzit që e bën pis këtë ndeshje duke thënë se nuk do të ketë tifozë, por ishin perfekt. Shpresoj që edhe Serbia të na mirëpresë njëlloj.

-Prej afro 1 viti flitet shumë mbi mundësinë e rikthimit të Armando Sadikut tek Elbasani, ka diçka konkrete, mund të realizohet?

Jam takuar personalisht këtu në stadium me Sadikun. Ai ka shprehur dëshirën se nëse do të kthehej në futbollin shqiptar, do donte të vishte vetëm fanellën e Elbasanit, pasi ai është vetë nga ky qytet. Ne jemi ende në bisedime, pasi nuk e ka vendosur akoma nëse do të rikthehet apo jo.

-Flitet dhe për një trasferim të Redi Kasës, titulluar absolut te Egnatia, mund të jetë një nga blerjet për sezonin e ri?

Nuk kemi patur kontakte me Kasën, por drejtori sportiv i klubit e di më mirë këtë pjesë.

-Unë e di që në përgjithësi presidentët, drejtuesit janë të rezervuar kur flitet më emra konkret, pa u bërë zyrtare, keni planifikuar ndonjë goditje “big”, ndonjë blerje që mund të bëjë diferencën, çfarë strategjie do ndiqni këtë merkato vere?

Në tre vite merkato, e kemi rregulluar shumë cilësinë çdo vit që kalon. Shpresoj që me bashkëpunorët e mi, administratorin, trajnerin dhe drejtorin sportiv do bëjmë një merkato cilësore.

-Këtë sezon rikthehet një ekip i madh si Flamurtari, rivalët kryesor të paktën për Evropën po përforcohen ndjeshëm, çfarë sezoni pret?

Nga viti në vit, unë pres sezon më të vështirë. Fillimisht i uroj mirëseardhjen në Superiore Vorës dhe Flamurtarit, por sidomos ekipit vlonjat sepse janë ekip me shumë histori. Për sa i përket rivalitetit, Superiorja është një muzikë e veçantë, një muzikë e fortë në krahasim me ligat e tjera. Shpresoj që të jetë e bukur për ne edhe sportdashësit.

-Në fund, keni një apel, një thirrje apo një premtim për tifozët e Elbasanit?

Për tifozët e Elbasanit kam vetëm një thirrje. Të na përkrahin dhe të bëjnë durim, sepse do vijë edhe triumfi.

Etiketa: ElbasaniPresidentsulmues

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit, raportohet për 9 vatra aktive

Situata e zjarreve gjatë orëve të fundit, raportohet për 9 vatra aktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com