GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Drashkoviç me akuza ndaj Vuçiçit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Drashkoviç me akuza ndaj Vuçiçit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndryshuar rrënjësisht që nga fillimi i karrierës së tij si lider shtetëror.

Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviq ka thënë se Vuçiqi i viteve 2012, 2013 dhe 2014 nuk ka lidhje me atë që është sot.

“Ai është një njeri tjetër. Në atë kohë besoja se ai donte vërtet një kthesë,” tha Drashkoviq, duke kujtuar një artikull të Vuçiqit të publikuar në gazetën Danas, ku ky i fundit e pranonte se politika e viteve ’90 ishte e gabuar dhe e verbër, dhe se udhëheqja e atëhershme nuk kishte kuptuar ndryshimet pas rënies së Murit të Berlinit.

Drashkoviq tha se kishte mbështetur angazhimin e Vuçiqit për evropianizimin e Serbisë, për integrimin euroatlantik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit më 2013.

Por, sipas tij, këto përpjekje u sabotuan jo nga pushteti, por nga vetë opozita dhe kisha serbe.

“Tre peshkopë të Kishës Ortodokse Serbe mbajtën një ceremoni përkujtimore për nënshkruesit e gjallë të Marrëveshjes së Brukselit. Opozita e qëlloi me gurë në vend që ta përkrahte. Nga viti 2014 e këndej, unë kam qenë opozita e vetme ndaj Vuçiqit, në shumë drejtime.”

Ai shtoi se ka qenë zëri i vetëm që ka kërkuar publikisht që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, si dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO.

“Kam paralajmëruar Vuçiqin të mos mashtrojë popullin me rrugë, spitale e shkolla, sepse nuk jetojmë vetëm me bukë, por edhe me frymë. E kam krahasuar këtë me tundimin e Krishtit nga djalli në shkretëtirë.”

Sipas Drashkoviqit, sot Serbia po përjeton një rënie të thellë morale dhe kulturore.

“Asnjëherë më parë fryma, morali dhe arsyeja e shëndoshë nuk kanë qenë kaq të varrosura. Gjuha është në rrezik, kultura mungon. Dhe çdo mbrëmje, nga goja e vetë presidentit e deri te bashkëpunëtorët e tij, dëgjojmë se qytetarët që protestojnë janë ustashë, nazistë, plehra, spiunë të huaj. Kjo është rënia më e madhe e Serbisë”, përfundoi ai.

gijotina.com/

Etiketa: Vuk Drashkoviç

Lajme të lidhura

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…
Aktualitet

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…

13:59 - 06/05/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku bën apel nga Sauku: Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama

13:55 - 06/05/26
U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi
Aktualitet

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi

13:35 - 06/05/26
Para
Autoritetet e Vlorës: Dyshohet se është i qëllimshëm zjarri që dogji varrezat në Hoshtimë

Autoritetet e Vlorës: Dyshohet se është i qëllimshëm zjarri që dogji varrezat në Hoshtimë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…
Aktualitet

‘Burat me botoks s’e mbajnë dot burgun’ Salianji i kthehet Nokës: Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan…

13:59 - 06/05/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të këtij...

Lexo më shumë
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku bën apel nga Sauku: Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama

13:55 - 06/05/26
U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi

13:35 - 06/05/26
Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

13:24 - 06/05/26
Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova

Habit ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

13:01 - 06/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com