GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“ONE Albania”, dora e mafies bullgare dhe ruse në Shqipëri, zhvatje masive me paketën e internetit, vjedhje të dhënash dhe skema mashtrimi

20:22 - 30/06/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“ONE Albania”, dora e mafies bullgare dhe ruse në Shqipëri, zhvatje masive me paketën e internetit, vjedhje të dhënash dhe skema mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania ONE, e cila ka tiparet e një organizate të mirëfilltë kriminale me në krye mashën ruse Gellért Zoltán Jászai, është vendosur sërish në qendër të vëmendjes me një tjetër rast abuzimi ndaj abonentëve të saj.

Dhjetëra klientë të ONE kanë denoncuar në rrjetet sociale ndërprerjen e internetit në telefon prej më shumë se një muaji, edhe pse paguajnë për plane pa limit si Ultra150.

Abonentët thonë se nuk po gjejnë zgjidhje pasi, ndërsa shërbimi ndaj klientit i kalon ankesat tek një “departament fantazëm” që raporton se gjithçka është në rregull. Shërbimi ndaj klientëve i One komandohet nga mafia ruse, përmes kompanive “Limited Company IT Prospekt” dhe nga platforma “Chat2Desk Online Platform” me qendër në Rusi, në adresën: 9 ulica, Raynochinnaya, office 306, Sain Petersburg, 1171110-Russian Federation.

Ndërkaq, me të njëjtën situatë po përballen edhe klientët me numrin me kontratë tek kjo kompani, të cilët paguajnë një tarifë fikse prej 18 mijë lekësh në muaj dhe interneti në telefon nuk funksionon.

Kjo nuk është hera e parë që kompania ONE denoncohet nga qytetarët për mosrespektim të paketave, sidomos të paketave të internetit.

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim për sjellje anti-konkurruese, ndërsa AKEP ka gjobitur kompaninë për shkelje të të drejtave të abonentëve dhe rritje të paprecedentë të ankesave në vitin e fundit.

Kompania e telekomunikacionit One Albania akuzohet edhe për një skemë të qëllimshme mashtrimi dhe zhvatjeje ndaj partnerëve të saj tregtarë, duke shfrytëzuar politika të ndërtuara nëpërmjet skemave të mashtrimit, marrëveshjeve të imponuara me klauzola të fshehta, bllokadave etj.

Kompania fshehu dhe më pas relativizoi vjedhjen e të dhënave të klientëve nga sistemi i saj nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Kompania nuk ka raportuar as disa vjedhje dhe ndërhyrje në serverat e saj, duke ngritur dyshime për shitje të të dhënave tek mafia bullgare dhe ruse.

Mafia bullgare dhe qarqet ruse pas One Albania

Kompania “One Albania” është në pronësi të hungarezit Gellért Zoltán Jászai, i njihur si ortak i kryeministrit Viktor Orban dhe i oligarkëve të Vladimir Putinit. Gellért Zoltán Jászai konsiderohet si një nga fijet e Moskës në Ballkan, për shkak se ai është prestanome i disa oligarkëve rusë të sanksionuar nga SHBA.

Gellért Zoltán Jászai është i skeduar për pastrim parash dhe skema mashtrimi në SHBA, Hungari, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnje, Turqi, Mali i Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Pjesë e të njëjtës linjë me Gellért Zoltán Jászai për kontrollin e kompanisë One Albania janë përfaqësuesit më në zë të mafies bullgare, Elvin Guri dhe Spas Roussev, një nga fijet lidhëse të financimit dhe bankave ruse në Tiranë, të cilat mund të hedhin para për interesat e Putinit dhe për të promovimin e putinizmit në Shqipëri.

Kompania greke OTE, e cila ishte nën kontrollin e gjermanëve, në vitin 2019 njoftoi shitjen e Telekom Albania (AMC, sot One Albania) për 50 milionë euro tek kompania bullgare Albania Telecom Invest AD me pronarë Spas Roussev dhe shqiptaro-bullgari Elvin Guri për 50 milionë euro, në një kohë kur Telekom kishte fitime të pashpërndara prej 352 milionë eurosh më 2017.

Ortaku i Elvin Gurit, Spas Roussev është një biznesmen tepër i dyshimtë bullgar, me histori të errëta lidhjesh me krimin e organizuar, mafien, financierë rusë pranë Putinit dhe politikanë të korruptuar. Spas Roussev ka pasur lidhje të fortë interesash dhe biznesi me ish ministrin e financave të Bullgarisë Milen Velchev.

Spas Roussev bashkë me Elvin Gurin, është shfaqur në një jaht në Monako me Ivan Todorov, një nga trafikantët më famëkeqë të Bullgarisë. Spas Roussev konsiderohet si lidhje e fortë e dy figurave të krimit në Bullgari, Vasil Bozhkovi dhe Petrovi.

Pas një tentative të dështuar për vrasjen e Todorovit në prill 2003, kur makina e tij shpërtheu në një rrugë të Sofjes, një fotografi u gjet ndër të tjera në mjetin e sulmuar. Publikimi i saj në media shkaktoi tronditje në të gjithë Bullgarinë. Në fotografi mafiozi Todorov shihej në jahtin e Roussevit sëbashku me Petrov, i cili është dënuar më parë për pastrimin e 26 milionë eurove; me Velçevin, ish ministrin e Financave në qeverinë e Sakse-Koburg-Gothes; Miroslavin Sevlievskin, ish-ministrin bullgar të Energjitikës; Lyubomir Minchev dhe gruan e këtij të fundit Maria Oprenova.

Pak ditë pas jehonës që mori ngjarja dhe fotografia, Roussev pranoi se ai i kishte ftuar personat e sipërpërmenduar personalisht në bordin e jahtit dhe më pas kërkoi ndjesë për problemin që mund t’u kishte sjellë. Në vitin 2010, Roussev pranoi gjithashtu se kishte rregulluar një takim midis mafiozit Todorov dhe kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili ishte në atë kohë sekretar kryesor i Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme.

Mafia bullgare dhe ruse e kontrolluan kompaninë One Albania deri në mars të vitit 2022 përmes Elvin Gurit dhe Spas Roussev. Në mars 2022 del në skenë hungarezi Gellért Zoltán Jászai, i cili merr nën kontroll kompaninë Albania Telecom Invest AD, përmes kompanisë 4iG. Pra, mafia bullgare dhe linja ruse kontrollojnë Gellért Zoltán Jászai. Ky i fundit kontrollon kompaninë 4iG. Kompania 4iG kontrollon kompaninë Albania Telecom Invest AD, e cila ka në pronësi One Albania, në mars 2022 kur e bleu Gellért Zoltán Jászai./ Prapaskena

Etiketa: Kryesore1one albania

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
A do ia heqë DASH ‘non gratën’ Berishës? Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova, ja si hiqet masa!

A do ia heqë DASH ‘non gratën’ Berishës? Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova, ja si hiqet masa!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com