GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:55 - 01/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

78-vjeçari Lekë Ndreshaj është zhdukur prej 21 ditësh në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe. I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty ku është ndjerë keq. Që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

Familja Ndreshaj i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama për ndihmë. Gjithashtu djali i të moshuarit ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij.

Në letrën drejtuar Ramës, familjarët shprehen se çdo orë që kalon është jetike. Ata theksojnë se po jeton në ankth dhe kanë nevojë për ndërhyrjen e menjëhershme të tij si përfaqësues i një shteti.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje.

Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: [email protected], Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë

Etiketa: Lekë Ndreshaj

Lajme të lidhura

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës
Aktualitet

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26
Para
E PLOTË/ GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën

"Plumbi i artë", avokatët braktisin sallën e gjyqit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes
Aktualitet

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën...

Lexo më shumë
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com