Ju kujtohet kur u martua Erion Veliaj me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës? Në atë kohë, nënë Shqiponja u përmend nga Erion Veliaj se gjoja ishte ajo që e ia organizoi ceremoninë. Dhe plasën memet, se si një pensioniste paska pasur kaq shumë lekë. Në fakt, Veliaj shfrytëzoi postin si ministër për të bërë atë dasmë. Madje disa muaj para ceremonisë e restauroi kalanë me paratë e ministrisë që drejtonte.
Kjo na vjen ndërmend, ndërsa Shqiponja i del në krah të birit me një letër në Bruksel.
“Si një qytetare shqiptare dua që vendi im t’i trajtojë njerëzit me drejtësi. Si nëna e Erionit dua të di që djali im do të trajtohet me dinjitet.” Këto fjalë shkruan në një letër të hapur, Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të arrestuar në shkurt nga SPAK pas akuzave për korrupsion.
Në letrën publikuar në median europiane EUReporter nëna e Veliajt thotë se ai u arrestua pa prova, mbi pretendime anonime, që djali i saj i mohon edhe pas 5 muajve qëndrimi në izolim në paraburgimin e Durrësit.
Duke shprehur mbështetjen e familjes së saj ndaj SPAK, si institucion që ka luftuar korrupsionin, Shqiponja Veliaj shkruan në letrën e saj publike, se askush nuk duhet të mbahet në burg pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë dhe pa akses te avokatët.
Në letrën publikuar në median europiane EUReporter nëna e Veliajt thotë se
Pse Europa po mbyll sytë ndaj një shkeljeje të hapur të vlerave mbi të cilat është ndërtuar BE?”. Këtë pyetje, në letrën e saj, nëna e kryebashkiakut Erion Velia ia drejton liderëve evropianë.
Shqiponja Veliaj thekson se kjo qasje nuk ka të bëjë me mbrojtjen e djalit të saj nga llogaridhënia, por me një fenomen që prek shumë shqiptarë sipas saj: “mbylljen në paraburgim me vite pa një vendim gjyqësor përfundimtar duke shkatërruar jetë dhe karriera”.
Media europian EuReporter shkruan se vendimi për zgjatjen e paraburgimit të Erion Veliajt është marrë nga Gjykata e Posaçme pa një shqyrtim të thelluar mbi nevojën, përmasën apo arsyeshmërinë e këtij paraburgimi, dhe pa një vlerësim serioz të alternativave ndaj tij.
Nga ana tjetër, kjo është pjesë e lobimit që po bëhet për ta liruar Veliajn. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin penal që SPAK ka nisur ndaj tij. Kontrata e firmosur në datën 1 mars është publikuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paratë rezulton se janë paguar nga vëllai i kryetarit të Bashkisë, Arbër Veliaj.
Sipas kontratës, shërbimi kryesor do të jetë “këshilla ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare.” Por kontrata nuk kufizohet vetëm në konsulencën ligjore. Ajo ka dhe karakter lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për llogari të kryebashkiakut të ndaluar nga SPAK.
“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligji dhe qeveria shqiptare,” thuhet në kontratë.
gijotina.com/










Discussion about this post