GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gjakun e lajmë me gjak”/ Sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë të riun shqiptar që tentoi ta grabiste

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjakun e lajmë me gjak”/ Sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë të riun shqiptar që tentoi ta grabiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane, ata kanë pritur të bjerë nata, janë afruar me kujdes në banesë dhe kanë thyer një ballkon, jo për të vjedhur, por për të parë brenda dhe për të kuptuar nëse në atë shtëpi ndodhej ende Aurelio Valiante.

Më pas ata janë larguar në heshtje, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ky gjest mund të lidhet me atmosferën e urrejtjes që është ndezur në rrjetet sociale.

Për ditë me radhë, dhjetëra përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe hakmarrjeje në TikTok, duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Hakmarrja e paralajmëruar në rrjete sociale, mund të mos mbetet vetëm virtuale.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s vazhdojnë dhe tashmë janë tre të dyshuar. Aurelio Valiante, 58 vjeç, akuzohet për vrasjen me armë; vëllai i tij, M. Valiante, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit në një kazan vere, i maskuar më pas me bimësi; si dhe Xhuljan Kurti, 28 vjeç, shqiptar me banim në Acerra, i konsideruar një nga bashkëpunëtorët e Rusit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit. Ndërkohë, personi i tretë i përfshirë në grabitje është ende në kërkim.

Mësohet se është ende në pritje autopsia mbi trupin e viktimës. Ekspertiza do të kryhet në morgun e spitalit “San Luca” të Vallo della Lucania-s dhe do të ketë një rëndësi thelbësore për zbardhjen e ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar përballë apo nga pas, një element kyç që mund të ndikojë në vlerësimin ligjor të vetëmbrojtjes.

Në autopsi do të jetë i pranishëm edhe një mjek-konsulent i familjarëve të viktimës, të përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte.

Etiketa: Aurelio ValianteItaliitalianitRivaldo Rusishqiptar ne ItaliVrasje

Lajme të lidhura

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Para
Asnjë italiane në Kupën e Botës për klube, Real Madrid eliminon Juventusin

Asnjë italiane në Kupën e Botës për klube, Real Madrid eliminon Juventusin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com