Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së, pasi më shumë bën dëm se rregullon.
Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.
Gjithashtu, ai propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.
Edi Rama: “Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim,.
Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së. AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm….”
Presioni i tregtarëve të ushqimeve me salmonelë
Në Janar 2025, Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, është zgjedhur drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Rrushin, ish-deputeti i LSI.
Olsi Komici vitet e fundit ushtroi detyrën e komisionerit të vetingut ku së bashku me kolegët e tij ata shkarkuan nga detyra prokurore e gjyëtarë.
Në mes të një zhurme të madhe për sigurinë ushqimore, me perime e fruta me pesticide e mish pule të kontaminuar me salmonelë drejtori rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen të premten më 4 prill, dhe largimi nga detyra është bërë këtë të hënë 7 prill 2025.
Pasholli deklaroi se shkak është bërë presioni i madh pasi u konstatua shpërndarja e mishit të kontaminuar me salmonelë që hyri në Shqipëri nga Porti i Durrësit në 11 mars, dhe që veç Tiranës u shpërnda edhe në 9 qarqe të tjera me përjashtim të Lezhës dhe Beratit.
Menjëherë pas largimit të tij nga posti i drejtorit pas 1 viti në detyrë, është bërë emërimi i Alketa Hoxhës në krye të AKU Tiranë, e cila deri më tani ka qenë në krye të drejtorisë juridike në AKU.
Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.
Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide të ardhura nga Greqia janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë shitur në treg.
Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili mbërritën në portin e Durrësit më 11 mars, në një ngarkesë prej 27 tonësh e ndarë në 4 lote e importuar nga kompania “AMG Food” e Arben Goxhën.
Në lotin prej 8 tonësh ku u mor mostra më 11 mars, analiza e bërë pranë ISUV tregoi se kishte prani të salmonelës. Përgjigje që doli më 21 mars, por në fakt njoftimi nga AKU për konsumatorët u bë më 28 mars pasi lajmi u shpërnda nëpër media.
Por duke qenë se AKU nuk kishte dhënë urdhër të prerë që mishi të mos dalë në treg derisa të dalë përgjigja, mishi i kontaminuar ishte tregtuar në 154 bizneset të cilat pas 28 marsit u njoftuan se duhet të kthenin produktin, por një pjesë e madhe u konsumua.
Helmimi i fëmijëve në Gramsh
Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Gramshit me simptoma helmimi, diarre, të vjella dhe temperaturë para 5 ditësh. Fëmijët janë të gjithë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe frekuntojnë kopshtin nr. 1 të qytetit të Gramshit, që administrohet nga bashkia e këtij qyteti.
Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe policia
Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmon praninë e bakterit salmonelë.
Burimet thanë se shkak dyshohet prania e salmonelës në ushqimin që kanë konsumuar në kopsht ose në ujin e pijshëm, por kjo pritej të faktohej nga AKU-ja e cila ende nuk kishte marrë mostrat dhe nuk kishte kryer analiza, edhe pse episodi kishte ndodhur 5 ditë më parë.
AKU nuk e luajti mirë rolin më pas dhe më shumë i prishi punë imazhit të Ramës që qeveris me oligarkë të pangopur,. Po ta kishte fshehur skandalin, AKU sot do të merrte lëvdata.
gijotina.com/










Discussion about this post