GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia/ Krushku i Mariglen Qatos: U bëra pronar i kompanisë 5D me emër, firmosja dhe ia dorëzoja lekët dhëndrit

17:00 - 03/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Ishte nën hetim por nuk u është përgjigjur asnjëherë autoriteteve, ja skema që  kreu i IMT ka ndjekur për të mos u paraqitur në prokurori

Mariglen Qato

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “5D”, ka dëshmuar Petrit Muhameti, pronari i kompanisë VAS KONSTRUKSION, e cila më vonë u riemërua në “5D”. Muhameti është gjithashtu krushku i një prej të pandehurve kryesorë në këtë çështje, Mariglen Qato. Dosja “5D” ka në fokus ish-drejtues të lartë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët akuzohen se janë pronarët faktikë të kompanisë që ka përfituar tendera milionë euro nga Bashkia e Tiranës.

Gjatë dëshmisë së tij, Petrit Muhameti rrëfeu se si u bë pronar nominal i kompanisë. “Vëllai i Mariglen Qatos është martuar me gocën time. Kam në pronësi një furrë buke prej 16-17 vitesh. Rreth viteve 2016-2017, dhëndri im, Alfred Qato, më ofroi të bëhesha pronar i firmës VAS Konstruksion. Ai më tha se ishte një firmë e mirë dhe unë do të isha pronar pa bërë asgjë, pasi stafi do të punonte dhe unë vetëm do të firmosja.”

Muhameti tregoi se hapi një llogari bankare për të tërhequr paratë e kompanisë. “Hapa një numër llogarie në bankë. Banka më niste njoftim të tërhiqja shumën, rreth 40 milionë lekë të vjetra. Unë i merrja lekët dhe ia jepja Fredit, dhe ato shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Kam shkuar dy herë në bankë për këtë qëllim.”

Ai shtoi se pas një viti e shiti kompaninë për shkak të një operacioni në zemër dhe stresi që lidhej me pronësinë. “Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar vetëm një herë te kompania.”

I pyetur nga prokurori i SPAK-ut nëse e njihte Eduard Metën, Muhameti u përgjigj negativisht, duke thënë se nuk e dinte kush ishte ai dhe vetëm më vonë mësoi se ai kishte pasur kompaninë IGOR para tij. Muhameti pohoi se Fredi i kishte thënë të hapte një numër llogarie dhe fitimi i kompanisë do të procesohej nga banka, gjë që i kishte pëlqyer. Ai tregoi se procesi zgjaste vetëm 25 minuta, sa për të tërhequr paratë dhe t’ia jepte ato Fredit.

Pas ndërrimit të bankës, Muhameti tha se i kishte dhënë Nestorit para katër herë, me shuma që varionin nga 18 milionë deri në 42 milionë lekë të vjetra. Fredi i kishte kërkuar që të takonte Nestorin.

Lidhur me të pandehurin tjetër, Mariglen Qaton, Muhameti tha se kanë marrëdhënie krushqie dhe e kishte takuar vetëm tre herë: kur i vdiq babai në 2006, në dasmën e vajzës në 2011 dhe për ditëlindjen e nipit dhjetë vjet më vonë. Për Redi Mollën, ai tha se e kishte dëgjuar për herë të parë në televizor kur u arrestua për grupin “5D”.

Avokati mbrojtës, Ardian Leka, e pyeti dëshmitarin nëse e dinte se kush ishte administratori i kompanisë, dhe Muhameti u përgjigj se kishte mësuar nga Fredi që administratori ishte Nestori në vitin 2019. Ai e kishte takuar Nestorin tre ose katër herë pranë bankës në zonën e Bllokut. Muhameti konfirmoi se ai firmoste në bankë për tërheqjen e parave me numrin e tij të llogarisë, por asnjëherë nuk kishte marrë asnjë qindarkë nga ato shuma. Ai shkonte në bankë çdo 3-4 muaj kur i vinte mesazh nga banka për tërheqje.

Dëshmia:

Dëshmitari: Vëllai i Mariglen Qatos është martuar me gocën time. Kam në pronësi një furrë buke. Ka afërsisht 16-17 vjet që e kam. Një firmë, VAS Konstruksion, mu ofrua të bëhesha pronar, nga viti 2016-2017. Ma ofroi dhëndri im, Alfred Qato. ‘Është një firmë e mirë’, më tha, ‘do jesh pronar i kësaj kompanie. Nuk do bësh asgjë, ke staf për punën, vetëm do firmosësh’. Hapa një llogari në bankë për të tërhequr lekët. Hapa një numër llogarie. Banka më niste njoftim të tërhiqja shumën, 40 milionë lekë të vjetra. I merrja lekët, ia jepja Fredit dhe ato shkonin në arkën e vogël të shoqërisë. Dy herë shkova në bankë. Pas një viti e shita, se pata një operacion zemre. Doktori më tha të largohem nga streset. I kërkova Alfredit të heq dorë. Kur e bleva nuk mora lekë, edhe kur e shita me 10 milionë lekë, nuk mora lekë. Nestori nuk më ka kaluar shumë monetare. Kur unë isha ortak, nuk njihja asnjë nga punonjësit. Kam shkuar një herë te kompania.

SPAK: Eduard Metën e njihni?

Dëshmitari: Nuk e njoh, zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh. Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë: ‘Është punë me bankë’. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë. Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40. 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua ta takoja Nestorin.

Me Mariglen Qaton kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D.”

Mbrojtja, Ardian Leka, pyet dëshmitarin:

Dëshmitari: Administrator mora vesh ishte Nestori, në 2019. Fredi më tha. Nestorin e kam takuar 3 herë, e mbaj mend tamam, por mund ta kem takuar dhe një herë të katërt. E takoja pranë bankës, në bllok. Firmosja unë në bankë për tërheqjen me numrin tim të llogarisë. Asnjë qindarkë nuk kam marrë, asnjëherë. As nga shuma që kam dorëzuar, nuk kam marrë. Fitimi, më kishin thënë mua, kalonte në bankë. Ato i tërhiqja unë. Afro 25 muaj ka zgjatur që unë kam shkuar; mund të shkoja një herë në 3 muaj, 4. Kur më sillte mesazh banka.

Etiketa: 5ddosja 5dGJKKOMariglen Qato

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com