GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vazhdon zjarri në Elbasan, Mbrojtja: Kemi shuar 10 vatra, 4 janë ende aktive

22:12 - 03/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdon zjarri në Elbasan, Mbrojtja: Kemi shuar 10 vatra, 4 janë ende aktive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit  në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Zjarri vijon të mbetet problematik, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, nga ora 09:00, datë 03.07.2025, deri në orën 20:30, datë 03.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. fshatin Byshek, njësia administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
  2. në fshatin Vehçam, njësia administrative Hotolisht, bashkia Librazhd
  3. ish fabrikën e çimentos, njësia administrative Nr 1, bashkia Vlorë
  4. lagjen Nr. 6 Kavajë, bashkia Kavajë,
  5. lagjen Yzberisht, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë,
  6. fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë,
  7. fshatin Moravë, njësia administrative Otllak, bashkia Berat,
  8. fshatin Rrencë, njësia administrative Gur i Zi, bashkia Shkodër,
  9. fshatin Ashtë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës,
  10. në fshatin Hoçisht, njësia administrative Hoçisht, bashkia Devoll,

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë dje vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Nga puna e forcave në terren është eleminuar rreziku për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malcan.

Qarku Kukës

Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has,  ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit:10 punonjës të Shërbimit Pyjor , 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga Mzsh Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

Qarku Elbasan

Në vendngjarje u angazhuan gjatë ditës së sotme 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga  Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin, 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Nga Forcat e Armatosura u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar . Gjatë ditës u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve.

gijotina.com/

Etiketa: zjarret

Lajme të lidhura

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Skema Celibashi: 439 mijë euro të afërmit të Emiriana Sakos për IT-në e KQZ-së, gati tenderi tjetër, për “One Albania”

Skema Celibashi: 439 mijë euro të afërmit të Emiriana Sakos për IT-në e KQZ-së, gati tenderi tjetër, për "One Albania"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com