GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk deklaroi dënimin në Greqi/ SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren e Berishës, Irena Gjoka

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nxjerr dokumentat: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata.

Lajmi është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare në një përgjigje të dhënë nga vetë SPAK për avokaten Adriana Kalaja.

Në shkresë, SPAK bën me dije se çështja është regjistruar më 5 qershor të këtij viti për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Rreth një viti më par, mediat greke publikuan vendimin e gjykatës së Athinës për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Maneku – Shpata). Nga vendimi vërtetohej se ajo është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.

Media greke raporton se Irena Gjoka ka tentuar të hyjë në Greqi më 24 dhjetor 2002, bashkë me bashkëshortin e saj nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Në atë kohë, verio-epiriotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.” – thuhej në artikull.

Nëse kjo vërtetohet, rezulton se Irena Gjoka ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Athinës, Irena Gjoka ka dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër për BIRN ku e mohoi kategorikisht.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” deklaroi ajo.

Skandali për Irena Gjokën u denoncua nga kreu i PD-së Sali Berisha në dyert e SPAK, i cili publikoi dokumentin autentik të Gjykatës së Janinës, teksa gjyqtarja Irena Gjoka, Maneku Shpata, e mohoi në mënyrë kategorike një fakt të tillë.

Etiketa: GjokakallezimSpak

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Para
Analisti: Spiropali theu rekord, e vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

Analisti: Spiropali theu rekord, e vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
KRYESORE

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

Edhe dita e sotme, 1 gusht, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë...

Lexo më shumë
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com