GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Bashkitë nuk janë zgjatim i PS’/ Haxhimali: Rama po përdor Vlorën për spektakël politik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Bashkitë nuk janë zgjatim i PS’/ Haxhimali: Rama po përdor Vlorën për spektakël politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit për Bashkitë, reagoi pas ndërhyrjes së kryeministrit Rama në Bashkinë e Vlorës, ku u shkarkuan drejtues lokalë pas zgjedhjeve, ku theksoi se ndërhyrja e tij në pushtetin vendor përbën një zhvillim shqetësues për demokracinë lokale dhe autonominë e bashkive në Shqipëri.

Ai ngriti shqetësimin se kjo ndërhyrje jo vetëm që bie ndesh me parimet kushtetuese dhe normat e integrimit evropian, por vendos në pikëpyetje ndarjen dhe balancimin e pushteteve në vend.

Haxhimali vuri në dukje se rasti i fundit në Vlorë nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli të përsëritur ku pushteti qendror kap institucionet vendore, duke i trajtuar ato si zgjatim politik, dhe jo si një pushtet i pavarur që i përgjigjet qytetarëve.

“Jam i keqardhur, i mërzitur dhe i shqetësuar, për arsye që janë fare të qarta. Si është e mundur që kryeministri i një qeverie të një vendi që synon të asociohet me Bashkimin Evropian që do të thotë të respektojë normat, kriteret, standardet dhe institucionet e pavarura të ndërhyjë me guxim të tillë në institucionet që, sipas Kushtetutës, janë të pavarura?

Bashkitë nuk janë as pjesë e pushtetit qendror, as të ndonjë pushteti tjetër politik ato janë një pushtet më vete, i pavarur. Bashkitë nuk janë zgjatim i Partisë Socialiste. Ndërhyrja e kryeministrit është një shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit; ajo cenon Kartën Evropiane për Autonominë Vendore. Këto dokumente përcaktojnë qartë ndarjen e pushteteve dhe rolet përkatëse, duke garantuar funksionimin e tyre edhe kur ka probleme.

Është e vërtetë që ka probleme: me furnizimin me ujë, me pastërtinë në plazhe, me menaxhimin e mbetjeve apo hapësirave publike. Është gjithashtu e vërtetë që bashkia nuk po performon mirë dhe kryetarët nuk po e kryejnë siç duhet detyrën. Por kryeministri e shfrytëzoi këtë moment kulmin e sezonit turistik për t’i shkarkuar ata menjëherë pas zgjedhjeve. Pyetja është: nëse qytetarët i votuan dhe i zgjodhën, si është e mundur që sot kryeministri del dhe konstaton se gjërat nuk po shkojnë mirë?

Ka një histori interesante mes Ramës dhe disa kryetarëve të bashkisë në Vlorë: Gjika, Lela, dhe tani Rredha. Nëse e analizojmë këtë histori, do të shohim se problemet janë të njëjta. Kemi të bëjmë me një spektakël politik. Madje, duket sikur ky veprim i fundit përcjell një mesazh për të gjithë kryetarët, drejtorët, dhe ndoshta është edhe një paralajmërim për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Unë jam i shqetësuar vetëm për një gjë, që tani e mendoj seriozisht: A është ky reagim i Ramës një çështje e personalitetit të tij, e mënyrës së ushtrimit të pushtetit, apo është një reagim që vjen në emër të komunitetit në këtë rast, të qytetit të Vlorës?

Sepse në çdo rast, edhe pse ka pasur konflikte të këtij lloji, Rama është votuar sërish. Qytetarët duket se nuk e kanë kuptuar që diçka nuk shkon. Vlora është djegur, është përmbytur, disa herë para zgjedhjeve, dhe megjithatë të gjithë dukeshin të lumtur. Pse sot, disa grupe brenda bashkisë, me deputetë apo me aktorë të tjerë, kanë ngritur këtë ‘tymnajë’ kaq të madhe?”, u shpreh ai.

Etiketa: BashkiHaxhimaliKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta
Aktualitet

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

14:27 - 28/07/26
Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën
Aktualitet

Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

13:26 - 28/07/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Aktualitet

Bardhi akuzon Ramën: Qeveria po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

13:13 - 28/07/26
Para
Italia shtrëngon rregullat për monopatinat elektrike, targa të detyrueshme dhe masa të reja sigurie

Italia shtrëngon rregullat për monopatinat elektrike, targa të detyrueshme dhe masa të reja sigurie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta
Aktualitet

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

14:27 - 28/07/26

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për shtimin e tentativave të mashtrimit që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp...

Lexo më shumë
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Trump shprehet optimist mbi një marrëveshje me Iranin: Po bëjmë bisedime shumë miqësore

13:48 - 28/07/26
“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

13:35 - 28/07/26
Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

Kërkuan lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

13:26 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com