GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arrestimi për taksat/ Drejtori kinez i Bankers dhe ish-administratori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

09:26 - 05/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi për taksat/ Drejtori kinez i Bankers dhe ish-administratori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për të arrestuarit në kuadër të aksionit të zhvilluar në zyrat e kompanisë “Bankers”. Në gjykatë kanë mbërritur CEO kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobe për verifikimin e masës arrest me burg. Pritet që para gjyqtares Gladiola Bregu, ata do të japin edhe dëshminë e tyre.

Kur forcat e policisë të shoqëruar dhe nga njësi të zyrës tatimore u shfaqën në dyert e kompanisë Bankers Petroleum në Fier, ata hasën në rezistencë. Dyert e selisë qëndrore qëndronin të mbyllura, dhe është dashur përdorimi i forcës për të hyrë në mjediset e brendshme.

Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao. Ai drejton prej disa vitesh, aktivitetin e Bankers Petroleum. Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Në total bëhet fjalë për 10 persona ndaj të cilëve gjykata kishte firmosur urdhërat e arrestit, mes të cilëve 4 në arrest shtëpie. Ndërkohë, 4 të tjerë, të gjithë kinezë, të emëruar nga kompania mëmë, janë shpallur në kërkim.

Bie në sy arrestimi po ashtu dhe i ish-drejtorit, Leonidha Çobo. Një fakt ky që tregon se hetimet mund të jenë shtrirë edhe përpara vitit 2016, kur Çobo la drejtimin e Bankers, asokohe nën drejtimin e kanadezëve të cilët po finalizonin transaksionet e shitjes për kalimin e pronësisë te kompania kineze.

Ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, mësohet se dyshimet e prokurorisë së Fierit, e cila ka zhvilluar hetimet, janë për evazion fiskal dhe pastrim parash. “Bankers” dyshohet se ka akumuluar një borxh të konsiderueshëm ndaj shtetit shqiptar. Ajo është gjobitur më herët nga Autoriteti i Konkurrencës.

Policia dhe prokurorët kanë qënduar gjatë në mjediset e kompanisë ku kanë sekuestruar dhe serverat e saj.

Kompania Bankers, ka qenë shpesh në përplasje me autoritetet fiskale për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ndërsa me dhjetëra shoqëri shqiptare janë ankuar se për një kohë të gjatë nuk janë paguar nga Bankers, për shërbimet që I kanë ofruar kësaj kompanie.

Bankers po ashtu ka qenë në mënyrë të përsëritur në qendër të kritikave për mosrespektimin e paramtrave mjedisor, apo për përdorimn e teknikave jo të përshtatshme në shfrytëzimin e nëntokës shqiptare.

Burimi i Patos Marinzës është më i madhi në Shqipëri. Sic edhe kompania vetë reklamon, ajo ka arritur të nxjerrë deri në 20 mijë fuçi në ditë, përpara rënies së çmimeve të naftës.

Bankers Petroleum hyri në tregun shqiptar në vitin 2004, pas firmosjes së një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare për shfrytëzimin e burimit më të madh naftëmbajtës në bend, atë të Patos Marinzës.

Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.

Burimet bëjnë me dije se dhjetëra kontraktorë se janë ankuar se prej një viti nuk janë paguar për punët e kryera.

Në vitin 2015, kompania kanadeze e listuar në bursë, nxori në shitje aksionet e saj. I gjithë transakaioni u finalizua në vitin 2016. Blerësi i kompanisë për një vlerë prej 407 milionë dollarësh, ishte kinezja GeoJade Petroleum Corporation, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadezë.

Etiketa: ArrestimetBankers Petroleum

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Ambasadori Ervin Bushati bën selfie me sekretarin Marco Rubio

Ambasadori Ervin Bushati bën selfie me sekretarin Marco Rubio

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com