GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas 8 orësh, Gjykata e Fierit vendos “arrest me burg” për drejtorin kinez të Bankers dhe ish-administratorin

17:48 - 05/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas 8 orësh, Gjykata e Fierit vendos “arrest me burg” për drejtorin kinez të Bankers dhe ish-administratorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i kompanisë ‘Bankers’, Hong Ping Xiao dhe ish-administratori Leonidha Çobo, kanë mbërritur këtë të shtunë (5 korrik) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, për verifikimin e masave të sigurisë, pas kërkesës së Prokurorisë. Seanca nisi prej orës 09:00 dhe zgjati për 8 orë me radhë, ku palët paraqitën pretendimet e tyre.

Në fund të seancës maratonë, Gjykata e Fierit la në burg CEO-n kinez dhe ish-drejtorin e ‘Bankers, teksa konfimoi gjithashtu edhe masat për 7 të tjerët, që pritet të zbardhen nga institucioni.

Në sallën e gjyqit të pandehurit janë shprehur se jemi të pafajshëm, duke mos pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Fierit, për evazion fiskal apo të shpërdorimit të detyrës.

Të dy drejtuesit u sollën në ambientet e gjykatës me një furgon të policisë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda për evazion fiskal, që sipas hetimeve paraprake, i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej mbi 5 miliardë euro.

Përveç Hong Ping Xiao dhe Leonidha Çobo, janë lëshuar masa sigurie për edhe 7 punonjës dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë. Edhe ata janë paraqitur në Gjykatë për verifikim të masës së sigurisë, ndërsa 5 janë ende në kërkim.

Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive. Gjykata pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi masat e dhëna ndaj personave të dyshuar si të përfshire në evazion apo do të kemi lehtësim të tyre.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. “Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë.  Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

gijotina.com/

Etiketa: BankersKryesore1Leonidha Çobo

Lajme të lidhura

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë

14:14 - 26/04/26
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!
Breaking Views

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!

14:05 - 26/04/26
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës
Breaking Views

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës

13:54 - 26/04/26
Para
(VIDEO) Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

(VIDEO) Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë

14:14 - 26/04/26

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

Lexo më shumë
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!

14:05 - 26/04/26
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës

13:54 - 26/04/26
Aksion në qelitë e Burgut, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë

Aksion në qelitë e Burgut, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë

13:40 - 26/04/26
Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën

13:27 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com