GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dje fitoi lirinë, avokati i Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dje fitoi lirinë, avokati i Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar sot në SPAK vërtetimin për llogari të Gjykatës së Posaçme të shumës së garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit.

Ditën e djeshme Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancën e djeshme, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.

Malltezi u arrestua me urdhët të SPAK mbrëmjen e 21 Tetorit të vitit 2023, në aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten. Ndërkohë, më 21 Nëntor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani”, do të mbahet më 21 korrik 2025. E para dështoi, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte njoftuar zyrtarisht për të shkuar në gjyq.

Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Organi i akuzës akuzon Malltezin për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në të njëjtën çështje, i pandehur për korrupsion aktiv është marrë edhe biznesmeni i ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Si të pandehur në këtë çështje për akuzën e pastrimit të parave janë edhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Deri më tani, si Berisha, po ashtu edhe Malltezi, e kanë konsideruar si një gjyq politik me urdhër të Edi Ramës.

Etiketa: avokatGaranciMalltezi

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar
Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje
Aktualitet

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Para
Tenderat e fushatës – Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit (Dokumentat)

Tenderat e fushatës - Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit (Dokumentat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri
Sport

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Finlandës dhe Shqipërisë, që do të luhet të shtunën në Helsinki, do të gjykohet...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com