GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dola me kokën lart nga burgu politik”, Salianji: Të rikthejmë PD-në aty ku e meriton

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dola me kokën lart nga burgu politik”, Salianji: Të rikthejmë PD-në aty ku e meriton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pas afro 10 muajsh burg politik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se ka dalë me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që, siç thotë ai, kurrë nuk e kishte imagjinuar si pjesë të rrugëtimit të tij jetësor.

Salianji thekson se, burgosja e tij është rezultat i një padrejtësie politike, që synonte të ndëshkonte zërin e tij kritik ndaj qeverisë dhe trafikantëve që e kanë vendin në burg.

“Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Postimi

Dola me kokën lart nga burgu i Fierit, një vend që kurrë nuk e kisha imagjinuar si pjesë të rrugëtimit tim jetësor, i cili u kthye paradoksalisht në strehën e hekurt të një padrejtësie politike.
Për 10 muaj me radhë, si i dënuar politik, nuk kam pushuar së menduari për padrejtësitë që përjeton çdo qytetar shqiptar në këtë regjim dhe për çdo mundësi të humbur për ta ndalur këtë të keqe që ka mbjellë vetëm dhunë dhe shkatërrim për më shumë se një dekadë. Trafikanti që denoncova, dhe çdo trafikant tjetër e ka vendin në burg!
Sot jam rikthyer në shtëpinë time politike në Partinë Demokratike. Këtu bëra denoncimin tim 8 vite më parë, dhe prej këtu më hoqën padrejtësisht nga beteja zgjedhore 10 muaj më parë, duke më ndalur me forcë rrugën drejt përballjes me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij në zgjedhjet Parlamentare.
Sot kam vetëm një mendim dhe një ndjenjë që më udhëheq: të rikthejmë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare aty ku e meriton dhe e presin të gjithë shqiptarët. Do të jap gjithçka, me të gjithë energjinë time njerëzore e politike, për ta bërë këtë realitet së bashku me kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë.
Faleminderit me zemër për gjjthë përkujdesjen, mesazhet dhe telefonatat e panumërta që më keni bërë sot e mbështetjen pa kufi ne keto muaj të vështirë! Sot hapim një kapitull të ri✌️

Etiketa: Kryesore1PDrikthimSalianji

Lajme të lidhura

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona
Aktualitet

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Para
E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit

E rëndë në Mat! Babai e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar sot punën në shenjë kundërshtimi të draft- propozimit të PS për shkrirjen e saj...

Lexo më shumë
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

11:38 - 03/08/26
“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com