GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni për ndërtimet pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit/ Përplasen me Policinë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni për ndërtimet pa leje, banorët e Thethit bllokojnë urën në hyrje të fshatit/ Përplasen me Policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Thethit I kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit Policisë së Shtetit, teksa në terren vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Burime bëjnë me dije se forcat e Policisë për momentin nuk mund të kalojnë për të qenë në mbështetje të IKMT-së gjatë aksionit.

Kujtojmë se dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e djeshme me policinë, pasi kërkuan shpjegim për aksionin e IMT-së.

Operacioni i IKMT nisi pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër edhe veprimet e prokurores së Shkodrës, që sipas tij, nuk kishte nisur çështje penale për këto objekte.

Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.

“Na jena këtu, 300 vjet, 400 vjet mor. Derisa ka le Perëndia, dhe pa pas konflikt me kënd…”, tha njëri prej tyre.

“Na nuk jena njerëz kundra ligjit, duam një njeri që drejton në IMT, kush është? Ju lutem të flasim me të. Kaq kërkojmë. Ju jeni punonjës policie, na u kuptojmë se ju s’na keni asnjë lloj borxhi.”

Policët në terren u përpoqën t’i largojnë banorët e Thethit që janë duke protestuar, teksa një prej efektivëve dëgjohet duke thirrur me zë të lartë: “Jashtë objektit të tan, shpejt”.

Nuk kanë munguar as momentet e tensionit deri në kufijtë e përplasjes fizike mes disa banorëve dhe efektivëve të policisë.

“Nuk kapet ashtu siç kap ti mor burrë, se jena në pronën tone, mor burrë”, i është drejtuar një banor, njërit prej policëve, i cili prej krahu kërkonte ta largonte nga objekti ku mjetet e rënda të IMT-së janë duke kryer shembjen.

“Unë jam në vendin tim, në shtëpinë time mor burrë. Këtu e kena shtëpinë, tan fshati, këtu”, ia ktheu qytetari pas një tentative të radhës të efektivit për ta larguar me forcë.

Lexo edhe:

Shembjet në Theth, banori me aftësi të kufizuara mes lotësh: Nuk ka asnjë pëllëmbë beton, vetëm dru

Etiketa: banoreBllokimKryesore1Theth

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP

Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş