GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjerohet SKANDALI me mikrokreditë, mashtrohet gruaja në Tiranë/ Me kartën e saj u aplikua për kredi te “IUTE Credit”

13:49 - 09/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjerohet SKANDALI me mikrokreditë, mashtrohet gruaja në Tiranë/ Me kartën e saj u aplikua për kredi te “IUTE Credit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandalet me mikrokeditë në vendin tonë janë një problem alarmant, të denoncuar prej kohësh nga persona të ndryshëm, të cilët kanë shkuar deri në vetëvrasje pasi nuk ka marrë zgjidhje pas rënies pre e mashtrimeve nga personazhe e banka të ndryshme.

Kësaj radhe bëhet fjalë për një skemë mashtrimi të ngritur nga 33-vjeçarja Donika Curri, e arrestuar në qershor të këtij viti, pasi kishte mashtruar 23 gra nga fshati Zejmen në Lezhë, duke u marrë kartat e identitetit, e më pas kishte aplikuar për kredi në emër të tyre në aplikacionin online IUTE Credit, me vlerë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Donika Curri prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, duke u kërkuar viktimave fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e ndihmës mujore.

Aktivitetin e paligjshëm, Curri mesa duket nuk e ka ushtruar vetëm në Lezhë, por gjithashtu dhe në Tiranë. Nga burime policore, Sky Web ka mësuar se ka qenë një 25-vjeçare, e afërme e Donika Currit, e cila ka denoncuar në polici rastin e mashtrimit nga 33-vjeçarja. 25-vjeçarja rezulton si kreditore në bankën IUTE Credit për shumën 3 500 euro, kredi kjo e aprovuar dhe e disbursuar.

Këto para të marra nga kreditë e aplikuara nga Donika Curri, derdheshin më pas në një llogari bankare nën menaxhimin e saj. Në këtë skemë kriminale dyshohet që të jetë gjithashtu të përfshirë dhe punonjës të këtij institucioni financiar, ndërsa autoritetet tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Procedura për aplikimin online në aplikacionin IUTE Credit kërkon të dhënat e kartës së identitetit dhe një foto live të personit në fjalë. Nuk është ende e qartë sesi Donika Curri arrinte të siguronte dhe fotot e personave të mashtruar, duke thelluar paligjshmërinë deri në shkelje të kushteve të identifikimit në distancë.

Në momentin që ky skandal shpërtheu gjerësisht në media, IUTE Credit reagoi për Sky Web duke u distancuar plotësisht nga rasti në fjalë, teksa kanë pohuar se janë viktima finale e këtij kalvari mashtrimi dhe se nuk ishin në dijeni të kësaj skeme.

“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Njoftimi i policisë në Qershor:

Iu merrte foto të kartës së identitetit, shtetaseve, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi, vihet në pranga 33-vjeçarja. Arrestimi i saj, rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve për këtë skemë mashtrimi. Sekuestrohen dokumente bankare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i administrimit të kallëzimit të disa shtetaseve, për një shtetase që iu kishte marrë të dhënat personale, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, finalizuan operacionin policor të koduar “Kredia”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasja D. C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Etiketa: Iute CreditKryesore1miktokredi

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli/ Dyshimet

I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli/ Dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com