GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dinamika e krimit, 23-vjeçari i vrarë në Mat u ndoq me makinë dhe u rrëmbye

18:00 - 09/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamika e krimit, 23-vjeçari i vrarë në Mat u ndoq me makinë dhe u rrëmbye
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Ulëz, ku i riu u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 23-vjeçari Renis Dobra, teksa udhëtonte i vetëm me makinë, është ndjekur nga qyteti i Burrelit deri në fshatin Madhesh të Ulëzës, nga një tjetër mjet.

Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në segmentin rrugor ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat, duke vështirësuar gjurmimin e autorëve.

Burime bëjnë me dije se rrëmbi u krye nga disa persona që kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si policë.

Në atë moment është afruar një mjet i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën. Dyshohet se në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.

Dyshohet se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas e kanë hedhur në një rrëpirë, së bashku me makinën. Trupi i pajetë është gjetur në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti i tij ndodhet ende në ujë dhe po kërkohet nga policia.

Renis Dobra banonte në fshatin Zenisht të Burrelit dhe nuk rezulton të ketë pasur precedent penal. Familjarët e tij janë marrë në pyetje, por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konflikte apo kërcënime të mundshme ndaj të riut. Mbeten mister motivet e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, si dhe dinamika e plotë e krimit.

Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.

Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet. Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin. Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.

Babai i 23 vjeçarit tha jashtë kameras se policia ka mundësi ta zbardhë ngjarjen nga kamerat cilësore që identifikojnë fytyrat të cilat janë të vendosura në rrugën nacionale në Shkopet pranë bizneseve. Ai kërkon gjetjen e autorëve, pasi nuk di të ketë patur probleme djali tij apo ai vetë.

Ndërsa daja i babait të viktimës, tha se familja nuk është në dijeni të ndonjë konflikti, ndaj kërkon drejtësi.

gijotina.com/

Etiketa: Vrasja në Mat

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Skandali 5D/ Hoteli luksoz i drejtorëve të Erion Veliajt, SPAK thërret Elton Kacidhen dhe 4 dëshmitarë

Skandali 5D/ Hoteli luksoz i drejtorëve të Erion Veliajt, SPAK thërret Elton Kacidhen dhe 4 dëshmitarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com