Përfaqësues të kompanisë “Shpërdhaza-Energji”, e cila do të ndërtojë 5 HEC-e në zonën e Kaçinarit në Mirditë, kanë dhunuar një banor të zonës, shtetasin Kol Ndoji, i cili ka përfunduar në spital me dëmtime serioze.
Denoncimi është bërë nga deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili ka publikuar edhe pamjet e të dëmtuarit në rrjetet sociale. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, në afërsi të stacionit të policisë, një fakt që ngre shqetësime të mëdha për funksionimin e shtetit ligjor.
Banorët e fshatrave Simon, Shpërdhazë, Kaçinar, Arrëz, Shtuf dhe Kuzhnen prej vitesh proteston kundër ndërtimit të HEC-eve në Kaçinar, teksa Gjekmarkaj shprehet se projekt përbën një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e komunitetit, pasi uji i lumit është i pamjaftueshëm për të përballuar njëkohësisht nevojat për ujë të pijshëm, ujitje dhe prodhim energjie.
Reagimi i plotë:
Kërkesë për pezullimin e koncesionit të hidrocentraleve në Kaçinar dhe ndalimin e dhunës ndaj banorëve










Discussion about this post