GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mandati i Adriatik Lapajt në rrezik, një kandidatët e listës nuk pranon të firmosë dorëheqjen

16:11 - 10/07/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Adriatik Lapajt në rrezik, një kandidatët e listës nuk pranon të firmosë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriatik Lapaj mund të mos bëhet deputet në shtator, nëse kandidati Zeqir Kordhoni nuk firmos dorëheqjen. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.

Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Në KQZ është dorëheqja që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj.

Kordhoni deklaron se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se çfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”,-tha Zeqir Kordhoni.

Pyetjes nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.

Kordhoni pohon se në listën e Tiranës është një prej emrave të propozuar nga Partia Nisma Thurje. Dorëheqja e dorëzuar prej tij është një formular i thjeshtë i cili nuk është bërë përpara ndonjë noteri apo zyrtari tjetër.

Gjithësesi, burime pranë KQZ i thanë se në çdo rast, pavarësisht deklarimeve apo dorëheqjeve që mund të kenë depozituar më herët, kandidatët mund të ndërrojnë mendje e të kërkojnë mandatin e tyre, deri ditën kur Celibashi do të shpallë listën fituese.

Për Tiranën, mandatet ende nuk janë shpërndarë, sepse PD do ta  kalojë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Por tashmë Lapaj duhet të gjejë marrëveshjen me Zeqirin dhe 11 shokët e tij në listë, deri ditën që Celibashi e shpall mandatet.

Etiketa: adriatik lapaj

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani
Aktualitet

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
Para
Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt

Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të...

Lexo më shumë
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com