GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama, si dispeçer i qumështit pluhur

15:17 - 12/07/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, si dispeçer i qumështit pluhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Edi Rama, njeriu që përzuri jo vetëm 1 milionë shqiptarë nga vendi, por edhe mbi 1 milionë bagëti — po, po, edhe lopët dhe delet u lodhën nga “rilindja” e tregojnë të dhënat e INSTAT këtë — tani na paska filluar të shqetësohet për bidonat e qumështit që shesin fshatarët e shkretë në rrugë.
Dhe jo vetëm që shqetësohet, por del e na paralajmëron me patetizëm se do t’ua konfiskojë, sepse “është vapë” dhe “populli mund të helmohet”.
Ironia është se, njeriu që nuk u shqetësua për shëndetin e popullit kur lejoi që Shqipëria të mbillej me drogë nga veriu në jug, tani na del si mbrojtës i higjienës publike.
Njeriu që nuk u shqetësua kur përmes aferës së inceneratorëve u zhdukën miliona euro të shqiptarëve, e sot qytetarët marrin erën e plehrave që digjen në natyrë, në mes të qyteteve — tani na bën moral për bidonat e qumështit.
Njeriu që nuk u shqetësua kur nëpër doganat e tij kalonin tonelata mish me salmonelë e ushqime të skaduara, tani del e thotë se qumështi i fshatarit është kërcënim për popullin.
Sot, Edi Rama është kthyer në një dispeçer të qumështit pluhur, atë që prodhojnë e shesin masivisht fabrikat vendase, që përveç fotos së lopës në reklama, nuk kanë lidhje tjetër me qumëshin.
Dhe mesa duket këtë e bëkan nën hyqmin e kryeministrit, që me sa duket e ka më afër zemrës importin e kompanive të mëdha sesa lopët e fshatarit që mezi mbijetojnë.
Mos ndoshta qumështi i freskët pa faturë, pa asnjë subvension nga qeveria e Ramës, por vetëm me djersën e mundin e fshatarëve po i prish punë ndonjë monopoli të importit?
Sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, fshatari është armik, qytetari është dele, dhe vetëm oligarku është mik. Dhe jo mik dosido, por mik që nxjerr kryeministrin të flasë si shpërndarës i qumështit pluhur.
A thua vallë është shëndeti i popullit arsyeja e vërtetë?
A ka më idiotë në këtë vend që e besojnë këtë? (Pyetje retorike, se sigurisht që ka, dhe shumë bile).
Etiketa: dispecerqumeshtRama

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm…pa ujë të pijshëm!

Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm…pa ujë të pijshëm!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com