GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandal në Tepelenë: Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike

11:11 - 13/07/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në Tepelenë: Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, tashmë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë. Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) bëjnë me dije se hetimet ndaj tij ndodhen në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të ngrihen zyrtarisht akuzat penale.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Publik.al”, Peçi akuzohet për shpërdorim të pasurisë publike, abuzim me fondet shtetërore dhe ato të Bashkimit Europian, favorizim të personave të afërt dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashki, Lorenc Bami.

85 hektarë tokë publike të dhëna pa kriter

Hetimet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar një skemë të mirëorganizuar ku në qendër qëndrojnë Peçi dhe Bami, të cilët kanë shpërndarë në mënyrë abuzive 85 hektarë tokë publike në formë qiraje apo koncesionesh. Tokat janë kaluar në emër të kompanive të lidhura drejtpërdrejt me motrën e Tërmet Peçit dhe bashkëshorten e Lorenc Bamit, në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit dhe prokurimin publik.

Fonde publike dhe europiane për bizneset familjare

Nga viti 2019 deri më 2025, kompanitë e lidhura me dy zyrtarët kanë përfituar mbi 18 milionë euro nga tenderët publikë, ndërsa janë nën hetim edhe kontrata të tjera me vlerë 66 milionë euro, të cilat dyshohet se janë dhënë me ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike në disa bashki të jugut.

Në listën e kompanive përfituese përfshihen:

  • NG Structures
  • Artreum Generation
  • Iumentis
  • Agroturizëm Urla
  • Agroturizëm Rexhini
  • Thertorja Rajonale-Tepelenë

Të gjitha këto kompani janë në pronësi apo nën kontrollin e afërm të Peçit dhe Bamit, duke përfituar kontrata pa garë dhe fonde që kapin vlera të mëdha.

Ujësjellës fantazmë dhe fonde të zhdukura

Një nga rastet më të rënda është ai i projektit të ujësjellësit për fshatrat Krahës dhe Qesarat në Memaliaj, ku janë paguar 4.1 milionë euro në qershor 2021, por asnjë punim nuk është realizuar në terren. Në dokumentacionin zyrtar, projekti figuron i përfunduar – një mashtrim klasik për të përvetësuar fondet publike.

Mbështetje politike dhe lidhje me AZHBR

Në shkurt 2024, me propozim të vetë Peçit, këshilli bashkiak i Tepelenës miratoi dhënien me qira dhe falas të disa pasurive publike për kompaninë “Iumentis”. Më herët, në mars 2022, motra e Peçit përfitoi një tjetër pronë publike për ndërtimin e resortit “Agroturizëm Rexhini”. Përmes këtyre projekteve, janë përvetësuar mbi 1 milion euro fonde të BE-së, të miratuara nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, dhe të promovuara publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dosja në SPAK, priten arrestime

Tashmë, SPAK po finalizon dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në ditët në vijim pritet marrja në pyetje e të gjithë personave të përfshirë, ndër ta edhe vetë Tërmet Peçi. Deputeti i sapozgjedhur do të përballet me një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin pasiv dhe aktiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrim parash.

Ky skandal hedh dritë mbi mënyrën se si janë përdorur bashkitë si instrument për pasurimin personal të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime dhe pa infrastrukturë. /Publik Media/

Etiketa: hetimKryesore1SpakTermet Peci

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Zjarri tek pyjet e Liqeneve të Lurës vazhdon të jetë aktiv, Ministria: 8 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

Zjarri tek pyjet e Liqeneve të Lurës vazhdon të jetë aktiv, Ministria: 8 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe...

Lexo më shumë
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com