GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ç’po ndodh?! Grenell sulmon ashpër presidenten e Kosovës: Turp për ty, Vjosa Osmani…!

18:21 - 13/07/25
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh?! Grenell sulmon ashpër presidenten e Kosovës: Turp për ty, Vjosa Osmani…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel edhe ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Grenell e ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkruar: “Turp për ty, Vjosa Osmani”, në lidhje me komentet e saj për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

“Turp për Vjosa Omsnanin për manipulimin e fjalëve të Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”. shkruan Grenell.

Kujtojmë që Osmani lavdëroi edhe marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

Deklaratat e fundit të presidentit Trump dhe presidentes Osmani kanë ngjallur reagime, por edhe paqartësi.

Ajo që mungon janë detajet konkrete, përfshirë kohën kur, sipas tyre, mund të kishte ndodhur një përshkallëzim i tillë i situatës.

Gjatë administratës së parë të presidentit Trump, Grenëll ka qenë një ndër protagonistët kryesorë në përpjekjet amerikane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, presidentja Osmani deklaroi se “bazuar në ato që mund të konfirmoj, nuk bëhet fjalë për zhvillime të vjetra, por për zhvillime shumë të fundit” sa i përket parandalimit të një sulmi të mundshëm nga Serbia, duke përmendur edhe kontributin e Trump në këtë drejtim.

Ajo gjithashtu lavdëroi marrëveshjen e vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Disa ditë më parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, së voni ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

Ndër kohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të adresuar deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili konfirmoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas rikthimit të Osmanit në Prishtinë.

gijotina.com/

Etiketa: KosovaKryesore1Presidentja Vjosa OsmaniRichard Grenell

Lajme të lidhura

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Para
Zjarr në kodrat e Peqinit, nuk e shuan as ndërhyrja e 2 helikopterëve

Zjarr në kodrat e Peqinit, nuk e shuan as ndërhyrja e 2 helikopterëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Lexo më shumë
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com