GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama vazhdon mashtrimet! Dikur i ftonte emigrantët të investonin, sot i cilëson edhe të huaj

09:22 - 14/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ka faj për ndërtimet pa leje? Vetëm ata që paguhen për këtë punë s’kanë faj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, me qëllim diskutimin e sfidave dhe çështjeve që po hasen në terren.

Ndër te tjera, Rama, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth. Pasi “lau duart”, duke e theksuar dhe një herë që strukturat e shtetit nuk kanë faj në këtë situatë por fajin e ka prokuroria. Rama tha se një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të Thethit.

“Dua të ndalem një moment tek cështja e Thethit për të adresuar edhe disa kënvështrime që në pikëpam, time meritojnë të adresohen, se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Së pari, kam vënë re se ka një teori shumë, sipas meje, për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin se kush e ka. Dhe duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga njëra anë kemi disa njerëz të shkretë, të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, nga ana tjetër, kemi një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj që t’i godasë. Duhet të sqaroj se këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, për njerëz të cilët janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi, madje në rastin flagrant që u bë shkak i gjithë këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë cfarëdo qoftë dhe policia e shtertit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit, kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëëllime fitimi. Nga ana tjëtër, nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelsin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit. Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.”, tha Rama.

Mesa duke kryeministri paska ndryshuar mendje që nga marsi, pasi për ironi të fatit, nga Shkodra, ai prezantoi paktën e maleve dhe me zemërgjerësi ftoi emigrantët të rikthehen për të investuar, qoftë nga qyteti brenda për brenda Shqipërisë në fshat, qoftë nga jashtë në fshat.

“Është një paketë që adreson ëndrrën edhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve qoftë nga qyteti brenda për brenda Shqipërisë në fshat, qoftë nga jashtë në fshat përsëri, pra nga jashtë Shqipërisë dhe për të investuar aty kursimet ose fondet e marra me kredi dhe për këtë arsye kemi vënë në dispozicion dhe një linjë komplet të re financimi nga Banka e Shqipërisë, është 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me një garanci 70% të kolateralit nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë pikërisht edhe për këtë paketë”, – tha Rama asokohe.

“Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjithë ata që janë në kushtet tuaja, ku pamundësia për të marrë një leje ndërtimi ka qenë objektive. Ndërtimet bërë për shkak të nevojës tuaj për të ndërtuar ekonomi përmes turizmit, jo se ju nuk keni dashur të ndërtoni sipas ligjit por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë, ligjërisht zonë e mbrojtur, e ka bërë të pa mundur, dhe qeveria do ti fali të gjitha ato gjobat, sepse nuk janë ndërtime të bëra abuzitivisht për t’i shmangur ligjit.” – vijonte premtimet e tij kryeministri, duke shtuar se edhe gjobat e vendosura nga autoritet për ndërtime pa leje, do të faleshin nga administrata e tij.

Në vend që të fliste për zbatim ligji, Rama zgjodhi të justifikojë ndërtimet e bëra nga vendasit.

“Janë gjoba të vendosura për ndërtime që nuk janë bërë për të shmangur ligjin, por për shkak të nevojës. Këto nuk janë abuzime, por ndërtime të kryera në pamundësi të zbatimit të legjislacionit. Do të falen të gjitha gjobat”, – tha para zgjedhjeve ai,ndërsa preku ndjeshmërinë e të gjithë banorëve që kishin sakrifikuar për të investuar në tokën e të parëve.

Etiketa: EmigrantëhuajKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Protestuesit i japin ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose…

Protestuesit i japin ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com