GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos ta pafsha bojën spiun!” Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, shpërthen Mula: I futur nga qarqe në dëm të Shqipërisë

09:42 - 16/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kujton Zef Dedën, përlotet Osman Mula: Humba mikun më të mirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu drejtuar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Eni Vasili me thirrjen për “mbyllje të RTSH-së për ta shpëtuar”.

Mula e quajtuar të pafytyrë analistin pasi kërkon shkrirjen e këtij institucioni që,siç thekson dhe ai, mbajti gjallë për dekada popullin shqiptar.

Artisti e konsideron analistin si delirant, të paguar dhe të futur nga dikush që do të ngrejë kulla. Ai gjithashtu e akuzon Haxhiu se po ndërhyn në bukën e përditshme duke nënkuptar punën për punonjësit e institucionit mediatik në fjalë.

“Po të jetë si Shqiptar ti nuk më perfaqëson, po të jetë si kosovarë mëse prej andej jam mos ta pafsha bojën mor spiun. A në perfaqesosh qeverine Shqiptare mjer ne mor i pa fytyre. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me parë të madhe por e gjitha sipas mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga carqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë”, thotë Mula në reagim.

Reagimi i plotë:

S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh se s’kam pas, as nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty.

Nuk kam parë asnjë rast që të vij një njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalën në një ambient duke u perpjek me të mbush mendjen dhe me ta imponu qendrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias.

Pasi leh nëpër stacione për politikën se cilin duhet të votojmë dhe kush është udheheqësi më i mirë Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhanë mend që tani duhet të shkrihet R.T.Sh . Do të thotë që një institucion i rëndësisë të veçantë 65 vite ekzistencë, një institucion që e mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe një drejtori pas viteve 90 për diasporen duke u ndjekur në çdo vend të botës.

Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne që u plakem në këtë institucion me një armatë mjeshtrat të mëdhenj të ekranit se duhet mbyll se kështu mendoj unë. Po kush të mbron apo kush të perkrah ty mor i pa dëshiruar edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që vjen këtu dhe nuk nuk len rradhë njeriu për të folur kur ti nuk përfaqeson asnjë njeri apo komunitet?

Po të jetë si Shqiptar ti nuk më përfaqëson, po të jetë si kosovar se prej andej jam, mos ta pafsha bojën mor spiun. A në përfaqësosh qeverinë Shqiptare mjer ne mor i pa fytyrë. Sa të Syri sa të Opinion, sa te Top chanel e tek A 1. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me pare të madhe por e gjitha sipas mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga qarqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë.

Po ne pse nuk nderhyjmë në punën e vellezërve tanë në Kosovë?

As nuk i themi voto këtë apo këtë, as hiqe këtë apo veje këtë sepse Kosova ka institucionet e tij dhe nuk dua të ndërhyjmë se sasht as normale, as etike se nuk i shërben interesit reciprok por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH më krijon një shqetësim të madh. Ne sapo u mblodhëm si Këshill Drejtues, Drejtoria e Përgjithëshme , AMA, kryesia e medias, e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetar mjaft të njohur se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë na del ti që duhet të flasësh i fundit na e merr fjalën i pari.

Ti o je delirant, i paguar po qe po, i futur nga dikush që me don të ngreje kulla dhe ty të ka premtu për ndonjë hale, larg qoftë me të ba dhe koken ty në katet e larta. Pas 90 në festivalet tona u bë sofër e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës ku ti ishe shpesh herë edhe në juri.

Edhe figurat e patriotëve shkrimtarëve, njerëz të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftes si I.Buçpapaj etj.

Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditeshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pshtjellim. Shpesh herë them: Eh moj Kosovë, nxorre shum heronj të medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosovës A.Demaci. Figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqësisht dhe një model të së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare.

Etiketa: haxhiuMulaRTSH

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com